“Me emrin tim, ka një vit që manipulohet, ndërsa në të vërtetë jam më shqiptar se të gjithë ata që akuzojnë, apo që shkruajnë. Akuzohem që në Kamëz me ekipin tim kam folur greqisht, në një kohë që thuhet se 90 përqind është vlonjat dhe 10 përqind himariot. Atëherë më duhet të sqaroj të gjithë opinionin sportdashës, në Kamëz nuk kam qenë ndonjëherë as unë dhe as skuadra e Himarës. E aq më tepër, nuk e di se ku bie fusha e Kamzës.
Më tej: Në ekipin tim janë dy lojtarë korçarë, dy brazilianë, 4 fierakë dhe pjesa tjetër vlonjatë. Dhe në skuadër nuk ka asnjë lojtar himarjot. Dhe përderisa nuk ka himarjot, akuza e parë dhe e dytë bie poshtë.
Për të sqaruar të gjithë; unë kam qenë kuqezi në Beograd, kam qenë kuqezi 3 herë në Spanjë (2 herë me Flamurtarin dhe një herë me kombëtaren), në Finlandë, në Poloni, në Gjermani Lindore, por dhe në Austri. Në vitin 1988, kur më detyruan të lë futbollin, kam ngritur një ekip timin dhe me shpenzimet e mia, më 1991, e kam çuar në Itali. Dhe është një brez futbollistësh, i cili e ka veshur fanellën kuqezi që nga Skela, Muka, Fakaj, Myrtaj, Çipi e Fjodor Xhafa.
Që ta duash këtë Shqipëri duhet ta kesh veshur të paktën një herë këtë fanelë. Dhe unë e kam bërë këtë gjë jo një herë, por disa herë. Që të jesh shqiptar duhet të jetosh në Shqipëri dhe unë kam një pronë 60-vjeçare në Vlorë dhe 100 vjeçare në Dhërmi, të cilat shkruajnë Republika e Shqipërisë.
Pas këtyre më lind e drejta të pyes: Pse manipulohet ndaj meje? Duke kundërshtuar ç’është shkruar në gazetën tuaj ndaj meje, në vend të përgënjeshtrimit të thjeshtë, unë po ju ftoj ju dhe gjithkënd tjetër që më parë ka tentuar të abuzojë me emrin tim, të vijë në cilindo televizion që dëshironi, për t’i treguar se kush është më shqiptar!
sportekspres

1 σχόλιο:
Eshte nje plehre, qe ka shitur gjismen e Dhermiut, nje bixhozxhi qe nuk eshte per tu futur ne lagje, jo me ne familje. Nuk duhet ngateruar kembet e arta te tij, me moralin, aq sa te ulet qe ka, mohon gjuhen e nenes se tij greqishten, per afare.
Δημοσίευση σχολίου