Τρίτη, 15 Νοεμβρίου 2011

Shume e rendesishme per te Ardhmen e Himares

Ne daten 17 nentor ne Dhermi dhe 18 ne Himare prezantohet ide projekti per planin strategjik te zhvillimit te territorit brenda bashkise se Himares. Ky studim qe do te diskutohet me publikun ne datat e siperpermendura do percaktoje menyren se si do zhvillohet zona nga pikpamja e ndertimit te infrastruktures, banimit dhe sherbimeve duke mos lene jashte dhe sektoret ekonomike. Me poshte po publikojme detyren e projektimit qe ka marre persiper te zhvilloje firma fituese e tenderit te kryer nga Bashkia himare. Ju lutem lexoni me kujdes dy pika XI dhe XII te detyres se projektimit ku behet fjale per Natyren dhe Mbrojtjen e saj, Problematikat qe duhen zgjidhur, Plani per zhvillimin e mbrojtur te zones, Kapaciteti mbajtes i saj dhe zonim funksional i saj. Gjate diskutimeve qe do behen me publikun ku projektuesi do shpjegoje idene e tij te projektimit duhet me domosdo pjesmarrje sa me e madhe e publikut pasi ne keto diskutime do dale rezultati final. Qe do te thote se do vendoset fati i zhvillimit te zones nga palasa ne Qeparo per 20 vitet e ardheshme. Nese njihni persona apo grupe interesi apo dhe investitore qe iu intereson zhvillimi i himares lajmeroini pwr kete event kaq te rendesishem.



Ø
Problematikat qe duhen zgjidhur
Territori qe do te merret ne studim ne pergjithesi fillon qe nga parku i Llogarase deri tek Ura
e re ne fshatin Borsh. Por ne kete studim me detaje kerkohet qe te studjohet, analizohet dhe
projektohet per sot dhe perspective qyteti I Himares.

Deri me sot ka nje zhvillim spontan te ndertimeve turistike apo edhe te banimit. Keto
ndertime kane influencuar ne prishjen e sistemit per vete faktin se ne zone nuk kane
ekzistuar systeme ujesjellsi apo kanalizimesh te rregullta. Infrastruktura nentokesore e
ketyre ndertimeve eshte e veçuar me puse e gropa septike apo nganjehere edhe derdhje
direkt ne det. Plani i detajuar per qytetin e Himares duhet te parashikoje ngritjen e nje
impjanti pastrimi te ujrave te zeza e te bardha per te mbrojtur detin nga ndotjet. Po ashtu te
parashikohen per cdo fshat impiant apo impiante te tilla.

Megjithe zgjerimin dhe sistemimin qe i eshte bere kohet e fundit rruges nacionale qe e
pershkon territorit ajo perben nje rrezik per zonen mbasi trafiku tranzit kerkon te jete i
shpejte gje qe nuk mund te ofrohet me nje status turistik te zones. Madje rruga kalon ne
brendesi te fshatrave gje qe ben nje ndarje ne mjaft vende te zones se plazhit nga ajo e
hotelerise. Nga masterplani duhet pare mundesia e spostimit te trafikut tranzit ose mundesia
e kufizimit te shpejtesise. Gjithsesi ne funksion te turizmit duhet te parashikohen mundesi te
kalimit kembesor te sigurt ne zonen e fshatrave te bregdetit. Gjithashtu te shihet mundesia e
krijimit te nje rruge paralele si dhe te nje brezi sigurie me rrugen nacionale.

Per te arritur standarte turistike zona me kapacitetin mbajtes turistik prej 40,000-
___________ pushues, do te kerkoje nje sistem ujesjellesi, elektrik dhe telefonik, internet
e tj me cilesi sherbimi. Rrjeti elektrik ekzistues nuk i ploteson kerkesat aktuale te zones e
jo me fluksin ne pikun e sezonit turistik. Sot ekziston nje linje pergjate rruges ekzistuese
e cila ashtu sikurse cituam kerkon nje rikonstruksion total si dhe parashikimin e se paku
nje nenstacioni elektrik per zonen. Rrjeti telefonik fiks pothuajse nuk ekziston. Kjo ben te
pamundur komunikimin jo vetem telefonik por edhe ate on-line, aq te domosdoshem ne
kushtet bashkohore te ekonomise se tregut e industrise se turizmit.

Ashtu sikurse citohet edhe me lart, zhvillimet ne plazhe jane spontane dhe duke qene te
tilla ato nuk mund te ofrojne sherbimet e duhura. Megjithe impenjimin e ketyre bizneseve,
mungon kultura e sherbimit te plazhit dhe paisja me elemente te tille. Nuk ekzistojne as
sherbime provizore per komoditetin e pushimit.

Zhvillimi spontan dhe shfrytezimi maksimal i territorit ne pronesi ben qe te kemi nje
mungese sistemimi te pergjithshem gje e cila duhet te rregullohet me studimin vendosur
kondicione dhe parametra edhe per ndertimet ekzistuese qe mund te konsiderohen si te

34

Detyre Projektimi(darft) e zones se Himares me perparesi zhvillimin e turizmit

qendrueshme nga studimi.

Ne plazh ndodhen mbetje te ngurta dhe urbane, situate kjo jo e mire per sa i perket pastertise
se plazhit dhe ambjentit.

Pothuajse mungojne fare ambjentet sportive per femije e te rritur, sheshet e lojrave per
femije dhe moshen e trete, si dhe ambjentet argetuese per moshen e re. Gjithashtu, nuk
ekziston asnje aktivitet sportiv ujor apo kende lojrash ujore.

Duke qene se ky dokument eshte nje detyre studimi dhe projektimi, (Terma Reference) duke
pare potencialet natyrore te cilat jane nje baze e shkelqyer per zhvillimin e nje turizmi te
qendrueshem dhe te pergjegjshem si dhe faktin qe sot zona ka nje „Turizem delitant“ dhe
vetem ate qe lidhet me reren dhe detin, ky lloj turizmi ka nje kohezgjatje vjetore (me fluks
max vetem 1.5 muaj ne vit. Ne kerkojme qe ne kete studim dhe projekt te hartohen politika
dhe te projektohet idea e zhvillimit te nje turizmi gjithevjetor duke i dhene nje zvillim
shfrytezimit te fshatrave bregdetar te bashkise se Himares.

XII.

PLANI PER ZHVILLIMIN E MBROJTUR TE ZONES

Ø
Kapaciteti mbajtes i Zones
Zona do te kete nje gjatesi prej rreth ____________km vije bregdetare dhe 1.5-
2.0 km shtrirje ne drejtim te kodrave duke krijuar nje siperfaqe te perafert prej rreth
______________ ha.

Bazuar ne Rregulloren e Urbanistikes dhe standartet e zonave turistike per nje turizem
bashkekohor, zona e pergjithshme, qyteti i Himares perfshire fshatrat ka nje kapacitet
mbajtes ne aspektin 30,000 pushues ne pikun e sezonit, pra ne muajt korrik-gusht.
Ne qoftese do te marim nje mesatare prej 30,000 pushues sipas standarteve duhet te
parashikohen 10,000 shtreter hotele (resorte) dhe 15,000 shtreter apartamente e pensione ne
zona intensive. Per kete numer pushuesish ditor apo per pushime duhet te kemi dy qendra
tregtare te mbuluara me nga 5 000 m2, marina turistike me nje kapacitet prej 100 jahte
dhe 4000 varka me vela me motor ose jo qe do te thote 100 ha siperfaqe portuale. Klub
golfi, klub aeronautike etj. Gjithashtu i mbetet studimit te metejshem qe te parashikoje
kapacitetin social, kulturore, te shendetit, tregetare, te industries se prodhimit e perpunimit
dhe ne pergjithesi ekonomik te zones duke respektuar kushtet mjedisore dhe vendosur termin
MJEDIS ne qender te cdo ideje apo projekti.

Ø
Zonimi Funksional
Zonimi duhet ti pershtatet kapacitetit mbajtes per pushues sezonal dhe ditor duke krijuar
kushte pushimi dhe argetimi per te gjitha grup moshat si gjate sezonit turistik veror por edhe
gjate periudhes tjeter turistike te vitit.

Duke ju referuar modeleve bashkohore te trajtimit te zonave te tilla turistike por edhe
kushteve specifike te vendit tone e sidomos pronesise se tokes zonifikimi kryhet sipas kesaj
ndarje:

35

Detyre Projektimi(darft) e zones se Himares me perparesi zhvillimin e turizmit

Zona e Plazhit & Sherbimeve, e Diellit dhe e Detit, ku perveç territorit te reres per
pushim pasiv e aktiv mund te parashikohen zona per aktivitete sportive te reres si volejboll,
minifutboll etj.
Plazhi eshte gural dhe shkembor ai ofron nje siperfaqe plazhi dhe sherbimi prej 8 m2 per
pushues per nje plazh bashkekohor, me kushte higjeno sanitare, dhe kompetitiv ne rajon.
Nje zonim duhet te behet edhe ne bregun e detit qe do te perdoret per banja uji dhe sportet
ujore. Duhet te parashikohen korridore per levizjen e mjeteve me vela e te motorizuara
(vendet per bicikleta uji, vendet per varka me lopata, kanoe, varka me vela, etj vendet per
lodra me eren “serfe” (windsurf, akuaskuter), per te mos krijuar shqetesime ne zonat e
rezervuara per banja uji si dhe per te mos krijuar ndotje. Zonat ujore qe do te perdoren per
gara noti apo trampolinat si dhe pistat ne thellesi te detit duhet te krijohen me mjete natyrore
te perkohshme ose me elemente plastike notues te cilat krijojne mundesine e zhvendosjes
dhe te çmontimit. Te tilla bankina nuk sherbejne per ankorim te mjeteve lundruese per nje
kohe te gjate dhe as per sigurine e tyre. Buze detit ne ato vende ku relievi e lejon mund te
shihet mundesia e shetitoreve natyrale.

Pjesa me sherbime nenkupton sherbime si restorante dhe pika shitje te produkteve ushqimore
dhe te plazhit, pika informacioni, pishina me uje te kripur dhe te embel, territore per lojra uji
dhe plazhi, zona te gjelberta, zona sportive etj.
Objektet e sherbimit nuk duhet te kalojne 1 kat plus ndonje taracine te shfrytezueshme.
Koificienti i shfrytezimit te territorit per objektet do te jete 15%- 20%. Kjo zone me teper
perbehet nga elemente qe duhet te shperndahen ne te gjithe siperfaqen e studiuar por
sidomos ne hapsirat e plazhit, shlodhjes e qendrimeve publike.

Ne zone te kete sherbime pushimi e freskimi si stola e bare te hapura ne natyre te realizuara
me mjete natyrale te lehta apo struktura te lehta moderne. Pika shitje per artikuj plazhi dhe
suvenire, pika te ndihmes se shpejte shendetsore, tualete te organizuara dhe kontrolluara
derdhjet e tyre si dhe pika kontrolli.

Ne zonen e reres eshte e domosdoshme te kete sherbime si dushe te hapura ne natyre, pika te
veshjes e te zhveshjes, tualete dhe dhoma higjenike si dhe pika sherbimi ambulatore, pika te
mbledhjes se mbeturinave, pika kontrolli e informacioni te plazhit, etj.

Zonen e brezit te gjelbert, e cila do te sherbeje jo vetem per lidhjen integrale te zonave
te reres, plazhit dhe hotelerise por edhe per nje pushim aktiv e pasiv duke qene te mbrojtur
nga rezet e drejtperdrejta te diellit dhe temperaturat e larta prej mikroklimes se gjelberimit.
Ne kete zone mund te vendosen pishina per banja ajri e uji ne hije. Bare per shplodhje dhe
freskim si dhe sporte te lehta qe mund te perdoren jo vetem gjate kohes se plazhit por edhe
me pas. Mund te vendosen fusha te vogla ne mes te gjelberimit si volejboll e basketboll,
tennis etj. Gjithashtu, mund te vendosen edhe sheshe lojrash per femije.

Per te mobiluar ambjentin te pershtatshem per nje pushim ekologjik duhet te perdoren llojet
e bimeve dhe pemeve qe perdoren kryesisht ne zone e qe i pershtaten klimes e lageshtires se
zones. Mund te rekomandohen agrumet, palmat, ekualiptet, shelgjet, kaktuset e zones si fiqte
e detit, ligustra e lule te ndryshme.

Zona Hoteliere, Pervec hoteleve klasike me permasa relativisht modeste, duhet qe ti

36

Detyre Projektimi(darft) e zones se Himares me perparesi zhvillimin e turizmit

jepet prioritet hoteleve BB (Fjetje dhe ushqim i mengjezit) keto lloj hotelesh duhet qe te
stimulohen dhe te zoterojne pjesen me te madhe te hotelerise. Zona ka kushte te shkelqyera
per kete duke bere nje rikonstruksion te banesave tradicionale ekzistuese. Keto lloj hotelesh
jo vetem qe te krijojne kushte pushimi, por krijojne edhe nje ngrohtesi e mikpritje per
turistet. Per kete duhet qe te parashikohet edhe siguria e godinave, turisteve, me sistem
qarkullimi motorrik, ate te masave ndaj zjarrit, komunikimit telefonik, higjeno sanitar,
mjedisor e tj. Meqenese keto banesa jane ne zonen e fshatrave tradicionale, duhet qe te
krijohen mundesi per parkingje dhe te behet nje rikonstruksion i plote i rrugeve brenda
fshatrave duke i kthyer ato ne idenditet, pra perdorur materialet lokale si gure e tj.

Sistemi rrugor dhe rikonstruksioni i tij - Rruga ekzistuese, edhe pse e rikonstruktuar
se fundemi apo mund te themi e ndertuar e re, nuk ka elementet per nje rruge qe mund te
qendroje ne nje zone me intensitet turistik. Rruga kondicionon shpejtesi te ulet levizje per te
shmangur keshtu aksidentet.

Shmangja e trafikut transit dhe kthimi i rruges vetem ne funksion te zones turistike do
te konsistonte ne shtimin me elemente te tjere si korsi per bicikleta, trotuare ne formen
e shetitores, gjelberim ne te dyja anet e saj si dhe stola per shlodhje. Brezat ose korsite e
bicikletave jane nje nga elementet moderne dhe pa ndotje, te favorshem per shfrytezimin
e plazhit nga fshatrat perreth, por edhe per pushuesit e tjere perdorimi i bicikletave ne nje
rruge aq prane detit eshte sportive dhe terheqese. Ruginat per bicikleta dhe trotuaret shetites
mund te ndahen nga rruga me nje brez te gjelbert te ulet.

Duhet pare me perparesi sistemimi i rrugeve qe lidhin fshatrat apo rrugen nacionale me
zonen ne zhvillim, si dhe te pikave historike e kulturore.

Parkime provizore dhe parkime te qendrueshme - Perveç parkimeve te qendrueshme
te vete resorteve turistike qe do te parashikohen duhet te studiohen edhe territore parkimi
provizor qe me teper do te sherbejne per pushuesit ditor dhe vizitoret e tjere. Keto siperfaqe
parkingu do te llogariten ne baze te kapacitetit mbajtes ditor te plazhit mbi ate te pushimit te
qendrueshem.

Infrastruktura nentokesore - Rrjeti i ujesjellesit ka nevoje ne fshatra te vecante qe
te permiresohet, ndersa ai i kanalizimeve nuk ekziston, prandaj eshte i domosdoshem
projektimi dhe ndertimi i tyre. Burimiet e ujit per keto gjenden mjaft larg por eshte e
nevojshme qe te behet nje studim i plote e i detajuar h/gjeollogjik per te siguruar sasi uji te
bollshme dhe te pijshme si per cdo fshat ashtu edhe per qytetin e Himares. Po ashtu duhet te
studjohet edhe varianti i nje ujesjellsi te perbashket per te gjithe zonen duke studjuar burime
uji te bollshme ndonese keto variante jane mjaft te kushtueshme.

Rrjeti i kanalizimeve te ujrave te zeza dhe te bardha duhet te paraprihen me ndertimin e nje
sistemi pastrimi bashkohor i domosdoshem per ruajtjen e ambjentit te detit e plazhit.

Studimi duhet te parashikoje gjithashtu edhe rrjetin kabllor elektrik dhe telefonik per te
gjithe zonen ne studim, gje qe aktualisht mungon.

Zona e zhvillimit – Rekomandohet qe ne kete zone te ruhet karakteri natyror ku nje mundesi
eshte ajo e krijimit te qendrave turistike ne forme resortesh “plazh park” me sherbime

37

Detyre Projektimi(darft) e zones se Himares me perparesi zhvillimin e turizmit

komplekse, objektet e te cilave nuk duhet ti kalojne lartesite e percaktuara ne kriteret e Planit
Hapsinor te miratuar dhe te kene te parashikuar te gjitha llojet e sherbimeve per nje turizem
bashkekohor. Strukturat ndertimore akomoduese brenda qendrave turistike rekomandojme
qe te zene - - 20% me gjithe siperfaqen e rruges levizese te siperfaqes se fshatit, 35% e
siperfaqes duhet te jete gjelberim qe mund te perdoret dhe parking dhe 35% terrene sportive
dhe mjedise argetuese. Zonat turistike mund te jene me vila apo bungalou por ne te dyja
rastet nuk duhet te kene siperfaqe akomodimi per çift pushuesish me pak se 45-55m2 per vila
dhe 35-40m2 per bungalou. Nuk duhet lejuar asnje forme betonimi e bregut ne ato territore
ku relievi e lejon zhvillimin ne krahun perendimor te rruges. Ne pergjithesi ndertimet te
mbulohen nga gjelberimi dhe elementet arkitektonik te meren nga zona.
Gjithashtu mund te kemi nje zonifikim sipas standartit te akomodimit te zonave turistike
duke vendosur ne nje teren me te sheshte ato me standarte te larta akomodimi dhe duke
vijuar ne terenin e thyer per ato me standarte me te ulta akomodimi.
Nje ndarje me konkrete eshte:
Zona me deri 3 kate do te shfrytezohet per zonat turistike me standarte 4-5 yje me
siperfaqe objekti 40-55m2 per çift pushues.
Strukturat ndertimore akomoduese brenda fshatrave turistik duhet te zene 30% te siperfaqes
se fshatit, 35% e siperfaqes duhet te jete gjelberim dhe 35% terrene sportive dhe mjedise
argetuese.
Zona deri 2 kate do te shfrytezohet per resort elitar me objekte bungalou kampingje
me koificient 30% me siperfaqe 35-40m2 per cift pushues. Keto fshatra apo kampingje
mund te jene te standarteve 3-4 yje. Ne kete zone mund te kete edhe hotele deri ne 3 kate
me standart 2-3 yje me apartamente pushimi. Sigurisht mbi 30% e siperfaqes duhet te jete
gjelberim dhe mbi 30% terrene sportive dhe mjedise argetuese.

Pjesa/Zona Qendrore

Nevojat ne ritje per mjete lundruese jo vetem argetuese por edhe te transportit duhet qe te
kene prioritet ne studim. Pra te konsiderohet nje zone ne studim prej 600 ha dhe kapacitet
mesatar prej 30 000 pushues eshte e domosdoshme nje siperfaqe prej 100 ha per marinat ku
do te ankorohen rreth 120 jahte dhe 600 varka me vela te madhesive te ndryshme me dhe pa
motor si dhe varka me rema per sportet ujore.
Ne ndihme te porteve duhet te parashikohen te pakten dy zona qendre qe do te sherbejne
edhe si zona ekonomike ne te cilat do te parashikohen ambjente sherbimi e tregtimi te te
gjitha llojeve. Duhet nxitur prodhimi vendas, si ai blegtoral i shquar per zonen, ashtu edhe ai
i produkteve te qumeshtit apo agrumeve si industri te vogla ne sherbim te zones ne zhvillim.
Zonat e qendres do te jene te zhurmshme do te ofrojne sherbime nga me te ndryshmet
si tregtare, akomoduese, restorante, diskoteka, pika kontrolli e transporti, institucionet
menaxhuese te zones, institucionet e ruajtjes se rendit etj. Njesite akomoduese ne kete zone
mund te jene ne formen e hoteleve me -3 yje, pensioneve, apartamenteve, etj, me -4 kate.
Koificienti i shfrytezimit do te jete 20-25% brenda se ciles do te mendohet edhe parkimi.
30% e territorit do te jete e planifikuar per gjelberim dhe vende pushimi dhe argetimi
te hapur dhe 20-30% do ta zene rruge, shetitore e sheshe, 80% e parkimit te siguruar ne
siperfaqe te truallit per ndertim.

a- Ashtu sikurse kemi permendur me lart porti i Himares ka nje pozicion mjaft te mire si per
anijet e peshkimit ashtu edhe per akostimin e varkave turistike. Kryerja e ketyre funksioneve
do te kerkonte nje rikonstruksion te plote dhe organizim me te mire te kapacitetit mbajtes

38

Detyre Projektimi(darft) e zones se Himares me perparesi zhvillimin e turizmit

se tij si dhe te zones perreth. Kjo nenkupton qe zona a e qendres e parashikuar aty duhet
qe perveç autoriteteve portuale te marines duhet te kete edhe pika informimi turistik,
vendqendrime te mjeteve te transportit, sherbime tregtare, restorante etj.
Duke e menduar qe ky port mund te jete i perfshire ne guidat turistike edhe te qyteteve te
tjera te vendit dhe te vendeve fqinje apo edhe anasjelltas fluksi i levizjes ne kete port do te
ishte i konsiderueshem me kapacitetin turistik qe parashikohet ne zone. Ky fluks kerkon
nje kapacitet me te madh te strukturave portuale nga ato ekzistuese. Per kete kthimi ne nje
zone qendre do te bente te mundur perballimin e fluksit si ditor ashtu edhe te qendrueshem.
Sigurisht duke ofruar te gjitha sherbimet akomoduese te momentit ashtu edhe tranzitin dhe
shperndarjen ne destinacione.
b- Zona tjeter b mund te ndodhet ne jugperendim te diku me ne jug te Hotel Rappos.

Keto qendra do te jene me me gjalleri dhe me te zhurmshme se pjesa tjeter akomoduese e
zones ku argetimi eshte i programuar nga vete ofertat e zonave turistike. Zona a e qendres
do te ofrojne qendra tregtare, restorante me gatime te veçanta te zones, diskoteka e qendra
argetimi per te gjitha moshat, pika transporti 24 oreshe per gjithe zonen, anije te vogla per
shetitje me orar ose ditore neper zonat natyrore dhe historike te rajonit etj.
Zona b do te kete nje natyre me komplementare dhe e tille per tu zgjidhur nga projektuesit
dhe studjuesit.

Zona e Zhvillimit Perspektiv i takon faqes lindore te kodrave ne te cilen mund te ndertohet
me te njejten menyre si ne anen perendimore te tyre por ne nje faze te dyte pas permbushjes
se kapaciteteve te zonave te zhvillimit te fazes se pare. Pra kerkohet qe edhe zhvillimi i
Himares te rekomandohet me faza dhe e bazuar ne nje studim socio ekonomik.

Zona e Kodrave. Kjo zone kap kuota relativisht te larta te qytetit pra majat e kodrave qe
perbejne siluetin e zones e cila nuk do te kete asnje ndertim dhe do te ruhet ne gjendjen
natyrale te saj ose duke mbjelle peme e bime te cilat jane karakteristike e tyre per te shtuar
gjelberimin. Keto territore mund te sherbejne per te apasionuarit pas sportit te alpinizmit
dhe piknikut. Pra per kete zone ne themi qe te mbrohet domosdoshmerisht nga ndertimet
silueti i kodrave, plastika e relievit te tyre duke mos lejuar ndertime e duke ruajtur peisazhin
natyral dhe unik te Qytetit te Himares dhe gjirit te saj. Gjithashtu eshte e rendesishme qe
te percaktohen edhe itineraret turistike me destinacione te percaktuara te sigurta dhe te
organizuara.

9 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Po por kur te jene te gjithe djemte e Himares, vecanerishjt ne Vere, dhe jo kur kane mbetur vetem plakat me dy dhembe ne goje atje. Njoftimi eshte bere sikunde te njete komunikate komuniste, e fshehte dhe ne momentin e fundit, kur njerezit e interesuar nuk mund te vijne dot.

Ανώνυμος είπε...

file Goro, aftioi fotografia ty simveni, gia na fkiaksouma akoma paralies kai ksenodoxeies gya Xhillari kai Kokedhima, kai ta dikamas pedya na peronae tous dromous styn evropi kai ameriki?

Himara News είπε...

Φιλε ανώνυμε 2:39 μ.μ. έχεις φαγωθεί να μας απευθύνεσαι GORO και GORO. Ποιος σου το σφύριξε αυτό το επώνυμο και το πιπίλας ;Βάλε και εσύ ένα όνομα να σου απαντήσουμε.

Ανώνυμος είπε...

Me vjen keq qe mereni me llafe koti jo pse do behet tani le te behet ne ver e te tjera me radh!!
Ne qoft se ju keni toka ne kete zon
duhet te vini pa tjeter ne kete prezantim.

Ανώνυμος είπε...

PO KI ANONIMI I FUNDIT CPATI? MOS KERKON NDONJE COPE PARALI NE PANORMO DHE NA KERCENOKA SE DHE PA QENE TE ZOTET E TOKES, DO MARIN VENDIME VETE? PO BEJENI EDHE KETE, PRANDAJ JU KA ZGJEDHUR POPULLI

Dwse adeies είπε...

k.Goro afse ton kosmo na xtisei,giayto se dialekse,gia na parei kamia mayro adeia,oxi na eisai o idios me to Bollano,7 xronia den mporousame na xtisoume son topo mas.
Afse ma na kanome kana dwmatio gia na bgaloume kana leki,i ellada psofise.

Ανώνυμος είπε...

O anonin i parafundit. Ne Himare, djelmoria ka filluar drogen, familjet ndahen, vellai nuk i jep token vellait, e mbron me ligjin komunist, ne Gerqi, sa moren pasaporta greke nuk ndihet me zeri i himariotit as per toka dhe as per rrebelim te te drejtave, ne Bashki, Bollano bente cfar ti donte "putsa", ne plazhet e Himares, Berisha dhe Nano benin cfar te donin bashke edhe camet, tashti te shtrengojne te te marin edhe token, duke te thene "je dakort (ne se jo ste pyet njeri) te bejme ca pallate ketu qe te sjellim cecenet shqiptare per turizem elitar, si puna e Koco Kokedhimes, per te cilen Bollano ja fali Gjyqin? Kete kerkon zoterote himariot?

Stefo Kiparoti

Ανώνυμος είπε...

SUME E RENDESISHME PER TE ARDHMEN E HIMARES!!!!

KESHTU VETEM DIKTATORET E SHQIPERISE KANE FOLUR PER HIMAREN NE KETO 100 VJET, PERRFSHIEDHE TE FUNDIT, KORRAKUN E ERDOGAN, SALI BERISHEN.

SHQIPERIA DO TE FESTOJE "BASHKIMIN E TROJEVE TE TYRE", KJO QE BEJNE NE HIMARE, I FAVORIZON ATA PER TI MBIPOPULLUAR SI SARANDA, NE VEND QE EDHE HIMARIOTET TE PERGATITEN PER LEVIZJE PAVARESIE, PO I BEN GROPEN VETES ME PLANE TE TILLA QE I MIRATON HIMARA NE EMER TE TIRANES.

Ανώνυμος είπε...

Ήμε 30 ετών, δεν έχω ακούσει, ότι το μέλλον της Χιμάρας, εξαρτάται από ένα "έργο". Αλλά για να είναι έντονη αυτονομία Χειμάρρα, είναι αμαρτία, ή η μεγαλύτερη νίκη σε έναν αιώνα.