Δευτέρα, 12 Δεκεμβρίου 2011

TEMA: Ο Μπερίσα θα ανακηρύξει Κορυτσά, Πρεμετή και Χιμάρα μειονοτικές πόλεις!!!

- Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Francë ku ka marrë pjesë në samitin e Partive Popullore, është takuar edhe me kreun e Demokracisë se Re, Antonio Samaras.
Sipas mediave greke, në këtë takim është folur për një marrëveshje për kufirin detar. Mediat elektronike greke shprehen se, “zoti Berisha e përshëndeti propozimin e kryetarit të Demokracisë së Re dhe të dy ranë dakord të përfundojnë një marrëveshje të re mes tyre, kur opozita e djathtë të vijë në pushtet dhe kreu i saj, Samaras të bëhet kryeministër”.

Mësohet po ashtu se në takim është diskutuar edhe për çështjet e bashkëpunimit reciprok për të fituar zgjedhjet. Kështu, Samaras ka biseduar me Berishën që në fushatë zgjedhore në Greqi ai të kërkojë shpalljen e Korçës, Përmetit dhe Himarës qytete me shumicë minoritare. Kjo do bëhet në këmbim të ndihmës që Samaras do i japë Berishës për të fituar zgjedhjet edhe për një mandat tjetër.
Takimi i Berishës me Samaras në fakt nuk është raportuar nga ana e Kryeministrisë. Është dashur raportimi i mediave greke që të merret vesh se Berisha ka folur për një marrëveshje për kufirin detar.
Në vitin 2009, qeveria shqiptare, e përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e djathtë të atëhershme greke.
Kjo marrëveshje u hodh poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Berisha është i vendosur për një tjetër marrëveshje.

1 σχόλιο:

Ανώνυμος είπε...

Άντε επιτέλους...αλλά εμείς είμαστε μειονοτικές πόλεις...δεν χρειάζετε ανακήρυξη αλλά όταν η αλαβάνια δεν καταλαβαίνει τι να κανείς...