Δευτέρα 3 Οκτωβρίου 2011

Sport Ekspres:Οι ποδοσφαιριστές της Χιμάρας - ''Μας βρίζουν Έλληνες , είμαστε Aυλωνίτες''

Futbollistët e Himarës: Na shajnë grekë, jemi vlonjatë
  Tani që derbi i Jonit, Himara – Butrinti ka ulur siparin e ndeshjes së tij, ku vendasit me rezultatin 2-0 kanë përsëritur suksesin e gjashtë muajve më parë, në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, gjërat kanë filluar të gjykohen më ndryshe, për atë çka ndodhi në ballafaqimin midis tyre. Drejtuesit e skuadrës së Himarës, natyrshëm që i janë gëzuar fitores në vlerën e tre pikëve, por ndihen të fyer nga ato çka u servirën dje në shtypin sportiv, duke i akuzuar për shumë gjëra. “Ne nuk jemi skuadër greke, siç duan të na vlerësojnë disa.
 Futbollistët që luajnë në fushën e lojës me skuadrën e Himarës janë djem vlonjat, që e duan futbollin”, shprehet një prej futbollistëve. Pikërisht te kjo fjali duhet gjetur edhe shkaku, se përse u rrit tensioni midis tifozerive në shkallët e stadiumit. “Në fushën e lojës nuk ka ndodhur asgjë, që mund të ketë ndikuar në rezultat. Presioni dhe ngjarjet në tribuna midis dy tifozerive duke shkëmbyer replika dhe provokime të hapura që në thelb të tyre kishin edhe çështje kombëtare, duhej të zgjidhej nga policia. Pikërisht këto gjakra të nxehta në radhët e tifozve sarandiotë, të ardhur enkas për këtë ndeshje, sollën që shumë herë takimi të ndërpritej dhe gjyqtari të kërkojë dhe ndihmën e forcave të rendit. Barazimi që kërkonin me çdo kusht tifozët miq nuk mund të vinte nga sendet që hidhnin ata në fushën e lojës. Tifozët sarandiot ishin më të shumtë në numër, ndaj kanë kërkuar ata që do të vendosnin gjithçka në stadium”, ka sqaruar drejtori teknik i Himarës, Vasil Ruci.
Nga ana tjetër, trajneri Luan Birçe ka kërkuar të prononcohet për të sqaruar diçka më shumë për ndëshkimin e tij me karton të kuq: “Ka qenë një moment shumë i keq i kësaj ndeshje për mua, por rrethanat e sollën që unë duhet të veproja patjetër për të ulur tensionin. Pas një zënke në fushë midis dy futbollistëvë, ku lojtari ynë Qendro është ndëshkuar me karton të kuq, futbollistët e mi kanë reaguar, duke protestuar te vijërojtësi. Unë kam lenë pankinën dhe kam shkuar për t’i larguar futbollistët dhe ja kam arritur qëllimit. Ndoshta gjatë përpjekjeve për të larguar futbollistët e mi kam prekur pa dashje edhe gjyqtarin anësor. Por nuk është aspak e vërtet, që unë ta kam qëlluar atë. Fjalët  tjera që sajohen kanë si qëllim vetëm të njollosin figurën time sportive”, ka përfunduar prononcimi e tij, trajneri Luan Birçe.
MOISI DALIPI

Δεν υπάρχουν σχόλια: