Familja e Arjan Selimit (Armand Andonit) është larguar nga Shqipëria në vitin 1986, në një kohë kur ai ishte ende fëmijë. Babai i tij, Minella është me origjinë nga Himara, por në atë kohë punonte në qytetin e Shkodrës. Ai ishte efektiv i ushtrisë i një niveli relativisht të lartë dhe njihej nga të gjithë ushtarët e kufirit. Edhe pse ai kryente detyrën rregullisht, prej kohësh kishte planifikuar arratisjes së bashku me të shoqen Luçia dhe fëmijët. Sipas miqve të familjes, ai është arratisur nga Shqipëria duke çarë kufirin me një makinë ushtrie. Brenda saj ndodhej e gjithë familja.
Fillimisht Andoni qëndroi në Jugosllavi (Mali i Zi) dhe më pas emigroi në Amerikë ku vendosi të jetojë përfundimisht. Në fund të viteve 1990, Armand Andoni pati probleme me drejtësinë amerikane. Ai u arrestua për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike. Teksa ishte në pritje të gjykimit, ai u arratis dhe erdhi në Shqipëri. Kur u arrestua edhe nga drejtësia shqiptare në 2004, u zbulua se njeriu i njohur si Arjan Selimi ishte në të vërtetë Armando Andoni. Amerikanët kërkuan ekstradimin e tij, por kjo u refuzua nga gjykata shqiptare dhe Selimi u dënua me 16 vite burg. Gjashtë vite më pas, Gjykata e lartë e ndryshoi këtë vendim dhe ktheu çështjen për gjykim. Selimi përfitoi nga kjo gjë dhe kërkoi të gjykohej jo në burg, por në arrest shtëpie. Atij iu dha kjo e drejtë dhe, sipas ligjit, policia duhet ta kishte ruajtur që të mos dilte nga shtëpia, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

1 σχόλιο:
Και θέλετε να λένε την Χιμάρα ελληνική??
Ποστάρετε στα ελληνικά ρεεεεεε
Δημοσίευση σχολίου