Τρίτη 13 Σεπτεμβρίου 2011

Reportazh bregdetit shqiptar (video)


Bregdeti i betonizuarBregdeti i betonizuar Klasifikimi i agjencisë “The lonely planet” për Shqipërinë si një vend tërheqës sa i përket turizmit, ka qene ne fokus te mediave me te mëdha gjermane te cilat kane bere një reportazh për bregdetin shqiptar. Ne fakt, ndryshe nga sa pritej, reportazhi me titull “Shqipëria, viktime e betonizimit ne bregdet”, i pasqyruar ne “Deutche Welle”, “Die Welt” e “Shpigel” nuk është me nota optimiste për vendin tone. Ai nis me rrëfimin e një çifti te ri, te cilët duke iu referuar “The lonley planet” zgjodhën Shqipërinë si vendin për te kaluar pushimet verore. “Dirku e kishte imagjinuar krejt ndryshe rivierën shqiptare.
Plazhet e virgjra me rërë te bardhe, por ne këtë bregdet kudo qe ishte e mundur gjeti gjurme betoni”, shkruan gazetarja gjermane Brigit Ulrish. Betoni pushton bregdetin nga Vlorë deri ne Himarë. Ne Sarandë, sipas saj, gjendja është me dëshpëruese. Makinat e betonit enden ne rruge çdo ore. “Çdo dite ngrihet një godine” shkruan Ulrish, qe e krahason cilësinë e arkitekturën e tyre me godinat e modelit sovjetik. Megjithatë, thotë gazetarja gjermane, disa sipërmarrës te vegjël po tentojnë te shpëtojnë atë qe është për t’u shpëtuar, duke ofruar disa metoda interesante dhe karakteristike pushimi e argëtimi.

2 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

KITASTE TI KANI ALVANIA GIA APOGRAFI...GRAPSTETAE ALIMONO..


http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=218845

Ανώνυμος είπε...

http://smarkos.blogspot.com/
census in Albania strong debate....