Koha Jone:Επιβεβαιώνετε η διαίρεση μεταξύ των συμμαχων και του Σοσιαλιστικού Κόμματος.
Konfirmohet ndarja mes aleateve te Partise Socialiste. Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili nuk ishte i pranishem ne tryezen e thirrur nga kreu i opozites, Edi Rama, deklaron se axhenda e subjektit politik qe ai drejton nuk eshte e varur nga ajo e Partise Socialiste. Deklarate qe konfirmon se marredhenia mes tij dhe kreut te PS-se ka ndryshuar shume qe nga koha kur Dule u rreshtua ne koalicionin opozitar. Ne nje prononcim dhene per televizionin, “Klan”, Dule shprehet se PBDNJ do te marre pjese ne takim e qe jane te rendesishme per permiresimin e jetes politike ne vend.
“Cdo parti politike ka axhenden e vet dhe nuk eshte dipendente e axhendave te te tjereve. Ne do te jemi te pranishem ne cdo zhvillim, te cilin e vleresojme si kontribut per permiresimi e situates tejet deshperuese politike ne vend”, tha dje Dule. Kreu i PBDNJ-pohon ate qe aleatet e tjere e kane deklaruar kohe me pare, se koalicionin funksionon vetem kur i intereson kreut te PS-se dhe kryesisht vetem ne prag zgjedhjesh. Sipas Dules Opozita e Bashkuar nuk funksionon mbi nje marreveshje konkrete mes partive qe e perbejne ate, por mbi aspekte parimore momentale. “Nuk ka ne momentin qe po flasim nje kuader marreveshjesh midis forcave qe perbejne te quajturen Opozite te Bashkuar. Kemi te bejme me disa aspekte parimore, te cilat per momentin bashkojne jo vetem disa forca politike, por besoj edhe shumicen derrmuese te shoqerise”, tha dje Dule. Ai thote se opozita vepron mbi bazen e sfidave qe ka aktualisht gjithe shoqeria shqiptare. “Ne nuk angazhojne dhe bashkojne sfida, te cilat jane publikisht te perbashketa”, tha kreu i PBDNJ-se. Vangjel Dule, i cili eshte aleati i vetem i Partise Socialiste, i cili eshte i perfaqesuar ne parlament thote se duhet nje marreveshje funksionale mes forcave te opozites dhe mazhorances dhe se duhet te jete jashte cdo interesi personal. Marreveshje e cila prioritet kryesor duhet te kete integrimin e vendit. “Duhet nje marreveshje, e cila do te synoje te ndermarre te gjitha levizjet e duhura politike, per ta vene sistemin tone ne themelin institucional. Jane te thjeshta gjerat, pa komplikacione, nje reforme zgjedhore, zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe te barabarta dhe pasi t’i kete paraprire nje qeverie gjitheperfshirese dhe pas asaj nje axhende konsensuale, e cila u pershtatet kushteve konkrete kohore dhe lidhet me integrimin e plote te vendit ne Bashkimin Europian”
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου