Vasil Bollano pas dhjetë vjetësh në krye të bashkisë së Himarës, kandidon sërish për këtë post në emër të PBDNJ-së. I lakuar dhe i proceduar për politika të mbrapshta ai nuk e meriton besimin e himarjotëve. Por më shumë se për këto kusure të Bollanos, unë do të flas këtu për programet e tij të parealizuara. Programet janë pothuaj të njëllojta nga 2000 deri në 2011. Ato janë kopjuar nga e para me ndryshim të vetëm që është shpupuritur renditja e pikave. Por kjo nuk është me e rëndësishmja.
Ajo që është themelore se nga këto programe është realizuar vetëm 5 për qind e tyre. Jo, jo, nuk e kam gabim, është realizuar vetëm 5 % e premtimeve paraelektorale. Le t’i marrim me radhë:
Ajo që është themelore se nga këto programe është realizuar vetëm 5 për qind e tyre. Jo, jo, nuk e kam gabim, është realizuar vetëm 5 % e premtimeve paraelektorale. Le t’i marrim me radhë:
-12 Tetor 2003...a- do të bëjmë të pamundurën që të krijohen qendra shëndetësore modeste në çdo fshat... Nuk është realizuar asgjë në këtë drejtim. b- të zgjidhet çështja e rimbursimit të ilaçeve. Kot e ka thënë, se ka ky në dorë por llafe fushatash janë. c- tek pika 2....përpjekje që shteti të marrë në mbrojtje objektet me vlera historike e arkitekturore të krahinës. Komenti: Jo vetëm që nuk është bërë asgjë, por rrënojat e prishjeve të ndërtimeve në 2004 nga ana e Bollanos, tek Shpella Prehistorike e Spiles, akoma janë aty edhe sot, ndërsa grykëderdhja e Çikës në Dhralë që është monument kulture, mbrohet nga shteti, i është dhënë leje nga Bashkia Ilia Stramarko, një militant i Bollanos dhe ka evaduar nga aty disa mijëra m3 rërë për tregti personale, një krim i hapur në këtë drejtim. Pika 3-...zgjidhjen përfundimtare të realizimit të së drejtës së pronës vetjake si domosdoshmëri për zhvillimin. Komenti ynë: E dinë të gjithë që jo vetëm nuk është bërë asgjë...por nga 2003 e deri sot mafia e pronave ka xhvatur disa qindra hektarë toke kullota, fusha fshati, livadhe, plazhe, prona të kishës etj., etj...dhe kjo me pranin e Bashkisë sonë këtu. Pika 4- Turizmi...të hidhen themelet për një turizëm bashkëkohor e afatgjatë…Sa keq, ne po na largohen turistët sepse nuk është bërë asgjë me të cilën të mburret Bashkia jonë. Pika 5...ruajtja e pyllëzimit nga djegiet, ruajtja e faunës dhe ambientit detar. Komenti ynë: Nuk është bërë asgjë dhe nuk ka asnjë praktikë dokumentare për shpenzime dhe investime nga Bashkia në këtë drejtim në këto tetë vjet. Pika 6 –Investimet...do bëhen 15 km, rrugë të brendshme...deri në 2009, nuk është bërë asnjë metër linear... Do të bëhet rikonstruksion ujësjellësit të Kudhësit dhe të Pilurit... Komenti ynë: Rro Maj të hash tërfil. Piluri ka malin ç’e do ujin...?! Më poshtë thirrja e Bollanos garanton qytetarët për një qeverisje lokale të ndershme, transparente sipas Kartës së Autonomisë Lokale, ...qeverisjes me njerëz të aftë profesionalisht, të pakorruptuar dhe me vizion. (Gënjeshtër me bisht...96 vetë në organikën e administratës së Bashkisë nga të cilët nuk besoj se janë 3 specialistë gjithsej... pra me këta njerëz si do ta realizojë ky kryetar programin e tij që publikon),..më tej: qeverisje lokale me programe të qarta e konkrete... qeverisje e orientuar për ruajtjen e vlerave kulturore e historike... Komenti ynë: Tani pas kaq kohësh të vjen rëndë që të përmendësh gënjeshtrat elektorale dhe turpet e Kryetarit që ka qeverisur këtë vend. Ka dhjetëra kërkesa për transparencë nga Bollanua për shpërdorim të fondeve publike dhe asnjëherë ai nuk ka pranuar të bëjë transparencë në Këshillin Bashkiak. Në këtë vështrim po ju dërgoj kopjon e fletës publicitare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë që ka dhënë 390.000 euro për ujësjellësin Dhërmi që nuk figurojnë fare në Bashki, se ku kanë shkuar, si dhe Fatura e Qeverisë së Kosovës për 27.405 euro ndihmë materiale, të cilat u hodhën sa andej-këtej, u shitën, u vodhën dhe me ca para u bë dhe një dreke me krerët e Bashkisë dhe të PD që kaloi vlerën prej 1800 euro. Por gënjeshtrat nuk kanë fund.
Më poshtë thotë: Marrjen e masave afatgjate për mandatin 2007-2011...programi për 32 projekte... në infrastrukturë, arsim, kulturë, mjedis, shëndetit... 7 projekte nga Banka Botërore, 1 nga Ministria Kulturës, dy nga t’ardhurat e Bashkisë.. një nga Ministria e Transporteve... Komenti ynë është se nga 2 projekte me t’ardhurat e Bashkisë nuk është bërë asnjë, por edhe projekti i KUZ me BB, nuk është bërë. Gjithashtu nuk janë bërë dhe kërkohet urgjentisht edhe sot; Ujësjellësi Gjilek që përfshihej edhe tek fondi 390.000 euro të M.P.Jashtme të Greqisë. Po kështu nuk janë bërë ujësjellësi Vuno, ndriçimi Qeparo, ujësjellësi Kudhës...të bën përshtypje që megjithëse nuk u realizua 3- vjeçarin e parë, ujësjellësi i Pilurit nuk u vu fare në 4- vjeçarin pasardhës..., investime në fushën e arsimit... shifrat në fakt janë nul...zero..., po kështu nuk u bë projekti për qendrën e diagnostikimit në bashkëpunim me kryepeshkopin, nuk u bë krijimi i dy parqeve për mbrojtjen nga erozioni dhe të florës e faunës... si dhe projekti për rezerva ujore, që kjo e fundit është bërë një shpim për ujë ku u harxhuan 420.000 euro, por prapë ujë nuk ka nga ky burim dhe më e rëndësishmja është se nuk dimë kush i pagoi dhe sa pagoi për këtë shpim sepse në bashki nuk figuron asnjë dokument se kush ja bëri këtë dhuratë Himarës dhe himarjotëve. Pra në përfundim...fjala nuk është bërë është përsëritur 95 herë dhe është bërë vetëm 5 herë. Në këtë vështrim shihni dhe vlerësoni punën e Kryetarit tonë Bollano dhe më vonë...flasim. Besoj se, ky program i njëjtë do të jetë edhe për 4 -vjeçarin e ardhshëm dhe të na rrojë e motra e burrit…?!.
Si ky program është edhe ai i të djathtës së Savo Priftit, i cili në 2003-2006 ishte në bashkëqeverisje me Bollanon dhe kishte programin që komentuam me sipër, kurse në 4 -vjeçarin tjetër ishte prapë në unison me të duke e mbështetur plotësisht, (pra kanë ngrënë e kanë pirë bashkë në një tavë) dhe sa për “programet” himarjotët dhe të pinë uthull nga dyshja sulmuese Bollano-Prifti). Nuk mund te flas për programin e Mega, të Llazarit, sepse nuk e kam parë një program të tillë, gjë që nuk është publikuar, por mendoj se ky subjekt nuk mund të bëjë një program sado modest dhe me rezerva, përderisa si person dhe si subjekt nuk ka asnjë mbështetje me specialistë e intelektualë dhe nuk ka asnjë përvojë pune e jetese në këtë Bashki. Programi i të majtës dhe Jorgo Goros, i cili është publikuar dhe besoj se njihet nga opinioni, është më i arrirë dhe meriton vlerësim pozitiv...këtë do t’ia lë opinionit të bëjë komentet e veta. Për krahas politikës program të detajuar ka edhe Grupi i Pavarur i Intelektualëve të Himarës, i cili për shkaqe të censurës politike dhe të ndrydhjes nga kjo e fundit e të drejtës kushtetuese për të shprehur vullnetin e 670 zgjedhësve himarjotë me Kandidatin e Pavarur për kryetar...erdhi me vonesë, nuk mundi që të riorganizohet në kohë etj., etj.. Nga ky grup është hartuar një program, pjesë të të cilit janë publikuar dhe mendojmë qe vetëm programi i kandidatit Goro i afrohet dhe pranohet nga ana e tyre duke kërkuar edhe bashkëpunim, një alternativë që të gjithë mbështetësit e mi firmëtarë, e kërkojnë të bëhet realitet ky bashkëpunim.
5 σχόλια:
Nga debati Bollano LLazari u pa fort mir reagimi himarjote sepse zoti Bollano esht ai qe ka dhen urdher per prishjen e jalit, e ai qe e shiti shpirtin e Aristidh Gumes dhe jep leje te afermve te vrasesit te Gumes po kjo esht fakt i dokumentuar.
tjeter ai me kte kerkon te mbuloj mekatin e bere per tet vjet ne Bashkin e Himares, Bollano sben gje tjeter vecse tremb njerezit duke u then do tjua pres pensjonet apo do pres kartat greke kjo esht apsurde jan te gjitha mashtrime te tij per te dominuar perseri....
DISA PYETJE KAM:
A MUND NJE KANTIDAT TE ME TREGOJE, SE SI MUND HIMARA TE VETEQEVERISET? ASKUSH.
KUSH DO TE ME THOTE, SE SI HIMARES I BYLLEN RRUGET DETARE (VELAT DHE LIDHJA DETARE ME PERENDIMIN)?
A MUND NJE KANTIDATE TE ME THOTE QE HIMARA DUHET TE VETADMINISTROJE FINANCAT E VETA DHE NE CMENYRE? ASKUSH.
A MUND TE ME THOJE KUSH CFAR FLAMURI KA HIMARA DHE PSE NUK I E ZENE NE GOJE KANDITATET DHE PROGRAMET E TYRE BYTH..Q.RESHE NE VARESI TE TIRANES? ASKUSH.
A MUND TE ME THOJE KUSH, PSE NUK KRIJOHEN LEHTESIRA NE KTHIMIN E HIMARIOTEVE NE SHTEPITE E TYRE, POR PERKUNDRAZI PENGOHEN? ASKUSH.
A MUND TE ME THOJE NDONJE KANDITAT SI DO MARIN PRONAT NE CMENYRE, PERDERISA TE GJITHE THONE SE TE REGJISTROHEN PRONAT, POR SI QYSH VETEM ALBANIAN MAFIA E DI? ASKUSH.
A MUND TE ME THOTE DIKUSH SE SI MUND TE LIHET ZONE E LIRE DHE TE HIQEN TAKSAT NGA TIRANA? ASKUSH.
Disa pyetje...Po i pergjegjem une!
- Himara mund te vetqeveriset vetem me njerez te denje e te perkushtuar himariote, te paster dhe te shkolluar dhe jo nga te pashkolle qe behen "politikane" me kurse 6 mujore ne Athine ose tek Plepat e Durrsit te Saliut dhe qe i fanepsen Himares si kolose te politikes, gje qe ka kthyer prape monizmin, diktatin ne Himare.
- Sigurisht Himara duhet te vetadministrohet me tardhurat e veta financiare qe mblidhen nga taksapaguesit himariote dhe qe jane 900 milione leke por qe ka edhe grante e forma te tjera qe financohet me te cilat buxheti i saj behet 1,5 miliarde leke, por kjo do njerez te ndergjegjeshem dhe specialiste ta administrojn se keto para i hane 96 vete qe ka tani Bollanua ne Bashki...
- Pronat qe rregjistrohen tani nga Bollanua jane ato qe ka marre mafia...se pronat e himariotit do te duhen shekuj lufte qe ti mare
- Taksat nga Tirana...jane hequr por na jane vene taksat nga vete qeverisja jone ketu ne Himare e cila e ka kopetencen ti vendose vete...por duke qene se monizmi i ri qe kemi ne ketu nuk ka mese ti ushqeje ata qe ka marre ne administraten e diktatures qe quhet Bashki...kuptohet qe himarioti do te paguaje me shume nga te tjeret...bile dhe qimet e kokes...se vete e ka fajin qe e le akoma kete MONIZEM ne KRYE.
- Rruget detare, tokesore dhe ajrore Himares do ti hapen vetem nese do te mendojne himariotet per nje perspektive te tille duke vene ne krye njerez te mire qe te mos merren me politike boshe e bajate por te kene mardhenie te mira ne interes te Himares edhe me Tiranen edhe me Athinen dhe gjithe boten pa dallime pa nacionalizma etj.
- Jep mendim per pergjegjet...dhe nese deshiron te dish emrin tim do ta çfaq ketu por edhe ti duhet te identifikohesh cili je dhe mos ki frike nga askush per ato probleme qe ngre kur gjykon se jane te drejta. Nuk e ndihmon Himaren nese nge probleme te verteta por nga ana tjeter mbetesh anonim...
ZOTERI 10 35 ME QE MORE MUNDIMIN DHE NA SQAROVE SA ME LARTE SHKROVE DO TE ISHTE MIRE TE NA THOSHJE EDHE DISA EMRA TE SHKOLLUAR,NEQOFTE SE FLETE PER GORON NA KENAQE.U GENJEN MENDJA ESHTE ANTI HIMARJOT SE KESHTU E KANE RITUR.DO PIQEMI ADHA.
DISA SUGJERIME PER DISA PYETJE KAM....
BOLLANO, VEGEL E SHQIPTAREVE DHE TIRANES, VESHUR EME MANDELIN E PATRIOTIT HELLEN, TE GJITHA INVESTIMET,JA PAQYRON VETES DHE QEVERISE SHQIPTARE. ASNJE FJALE PER TAKSAPAGUESIT HIMARIOT QE PAGUAJNE UJIN SA PER 100 FAMILJE SHQIPTARESH NGA VERIU, QE NUK PAGUAJNE ASGJE, QE PAGUAJNE ENERGJINE SA 200 FAMILJE NE BATHORE QE NUK PAGUAJNE ASGJE, QE PAGUAJNE LEJEN E NDERTIMIT TREFISH SA PAGUHET NE HIMARE, KURSE PER BAHORAXHINJTE PAGUAJNE ME LETRA ME VLERE NE TOKEN E GRABITUR. QE PAGUAJNE PER VARREZAT DHE PASTRIMIN KUR PLEHRAT I KANE RRUGEVE. KANTIDATET E TJERE, HIDHI NE NJE KOSH SE NUK VLEJNE, NUK KANE MINIMUMIN E TRASHEGIMNISE DHE HISTORISE SE HIMARIOTEVE, KOPJOJNE PROGRAMET E NJERI TJETRIT. SA KEQ, HIMARA KA RENE TERRESISHT NEN KEMBET E TIRANES, QE I RREMBEN TAKSAT ME PATEDREJTE. PO PER ZONE TE LIRE, PSE NUK FLASIN HIMARIOTET, TE PESTE KANTIDATET KUJTOJNE SE JETOJNE NE PARAJSEN SHQIPTARE?
EMRIN NUK E JAP PER MOMENTIN. KJO TREGON QE NE HIMARE, DEMOKRACIA KA REGRES DHE KJO I FATUROHET NJE PREJ ARKITEKTEVE TE KULTIT TE DIKTATORIT VASILLAQ BOLLANO, I CILI ME DJALLEZITE QE NDERMER, MUNDOHET TI BEJ KEQ HIMARIOTIT QE E KONSIDERON SE MENDON NDRYSHE NGA TE TJERET, JO DREJTE PERDREJTE SE SA PERDOR INSTITUCIONET E SHTETIT SHQIPTAR, PER TI MBYLLUR GOJEN NJE HIMARIOTI QE I BEN OPONENCEN. DY GJERA TE RENDESISHME KEMI HUMBUR KETO 20 VJET NE HIMARE, PAVARESINE NGA TIRANA *APO ATHINA, DHE PRISHJEN E UNITETIT HISTORIK. NE HIMARE DUHEN BURRA QE TE KUNDERSHTOJNE UNANIMISHT POLITIKAT ASIMILUESE TE TIRANES, DHE JO PAZARE MES BOLLANOS DHE BERISHES PER NDARJE TE TORTES SE INVESTIMEVE. BERISHA NUK PREK NJE SHTEPI TE NDERTUAR MBI TOKA TE GRABITURA TE CILAT SOT NUMEROHEN NE 300 MIJE NE GJITHE SHQIPERINE, NDERSA VASILLAQ BOLLANO, FIRMOSI JALEN DHE BERI TE NESERMEN "TO PSEFTY", DUKE LENE FORCAT E BERISHES TE SHKATERONIN MUNDIN DHE DJERSEN E NJE HIMARIOTI NE TOKEN E VETE. PER KANTIDATET E TJERE, NUK MUND TE FLAS VECSE JANE KOPPY PAST E NJERI TJETRIT. DUHEN ZGJEDHJE E REJA NE HIMARE PRAPE...........
Δημοσίευση σχολίου