Τετάρτη 27 Απριλίου 2011

Bollano heq rivalin nga lista e zgjedhësve


Kandidati për kryetar i Bashkisë së Himarës, Dhimitri Llazari, ka akuzuar Vasil Bollanon se e ka hequr nga lista përfundimtare e zgjedhësve. Llazari tha dje në një komunikim me gazetarët se “unë nuk kam dashur të merresha fare me problemet e listave zgjedhore, por fakti që po më sorollatin më bëri të dal sot para jush, për të denoncuar këtë skandal.
Në dy intervistat që kam dalë përballë zotit Bollano, kur jam pyetur për problemin e listave zgjedhore, kam deklaruar se nuk kam asnjë problem, por ka pesë ditë që unë po mundohem me zonjën e Gjendjes Civile të Himarës, sepse atje po bëhet një masakër e vërtetë. Unë personalisht, figuroj në listat paraprake të zgjedhësve me numrin 878, por në listat përfundimtare të zgjedhësve që më jep zonja e bashkisë, atje nuk jam as unë, as familja ime. Kjo nuk ndodh vetëm me mua, por edhe me mbështetësit e mi dhe kjo është përpjekja e fundit që po bën zoti Bollano për të na hequr jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë për kryetar Bashkie në Himarë”.
SHQIP

1 σχόλιο:

Ανώνυμος είπε...

as afisei tin gjendia civile se mia thesi as min tin kanei voltes pano kato poios tou fteei??? ena mina prin tis ekloges tin fernei sti xeimarra k ena mina meta tin paei pali tirana!!! kala na pathei o axristos