Κυριακή 13 Νοεμβρίου 2011

Διακόπτεται το πρόγραμμα του ΟΑΣΕ για την καταγραφή των περουσιών

Operacioni në bregdet, i ndalur prej 5 muajsh. Mister arsyet
Procesi i regjistrimit të tokave bujqësore, kullotave dhe pyjeve në bregdetin shqiptar është pezulluar. I nisur në vjeshtën e vitit 2010, nën administrimin e një kompanie spanjolle, por me mbikëqyrje të OSBE-së, ai është ndalur prej gati 5 muajsh pa ndonjë arsye të vërtetë. Pezullimi ka nisur që prej muajit korrik, kohë kur ka përfunduar regjistrimi i banesave dhe trojeve, por jo ai i pasurisë së patundshme që përfshin tokat bujqësore, kullotat apo pyjet.
“Përgjigjja zyrtare që na është dhënë nga OSBE-ja lidhur me këtë çështje ka qenë se OSBE-ja po përgatit një material që do t’ia prezantojë qeverisë shqiptare”, u shprehën për “Shqip”, përfaqësues të shoqatës “Bregdeti”. Po të njëjtat burime saktësuan se brenda kësaj jave një prezantim konkret që duket se ka lidhje me procesin në fjalë do të bëhet realitet. Deri në momentin e tanishëm ka përfunduar vetëm regjistrimi i pronave të patundshme, shtëpi dhe troje, për të lënë ende të hapur punën e zyrtarizimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore. Në këtë pikë problemet mundet të jenë edhe me natyrë ligjore, po të merret në konsideratë se legjislacioni shqiptar, për sa i përket tokës bujqësore, ka prodhuar shumë mbivendosje dhe kundërvënie me të drejtën e trashëgimisë, apo më mirë kthimin e pronës, sidomos në zbatimin e ligjit nr. 7501. Ky i fundit, në mënyrë të papritur u pezullua në zbatim të mëtejshëm nga qeveria aktuale vitin e kaluar, ç’ka presupozon privatizimin e plotë të tokës bujqësore në Shqipëri, mbi të cilën normalisht nuk mundet më të gjejnë më vend normat e një ligji që vepron mbi pronësinë shtetërore. Mbetet e paqartë se cila është situata e krijuar nga ky ligj në zonën e bregdetit, por sipas shifrave të publikuara nga përfaqësues të shoqatave të ndryshme të ish-pronarëve edhe me këtë ligj, abuzimi arrin me mijëra hektarë. Bregdeti këtu fiton një kontekst të ri, pasi vlera e tokës në këtë hapësirë është tejskajshmërisht më e lartë se në zona të tjera të vendit, çfarë ka nxitur kundërvënie interesash e për pasojë ndërhyrje të OSBE-së dhe disa vendeve të Bashkimit Europian për të bërë regjistrimin në të. Aktualisht procesi i regjistrimit që mbahet i pezulluar përfshin 4 njësi vendore, ku Bashkia e Himarës është vetëm njëra prej tyre. Vetë projekti përfshin një financim prej 15 milionë eurosh dhe në të nuk marrin pjesë zonat urbane për regjistrimin e pronësisë, në të cilat është angazhuar Banka Botërore. Pavarësisht heshtjes që mbulon këtë pezullim, një e dhënë që e zbardh arsyen e saj është qëndrimi i mbajtur ndaj procesit të shoqatave të pronarëve. Kështu, pak muaj më parë, përfaqësues të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kanë nënvizuar se pavarësisht kontributit të OSBE-së në këtë projekt, prej saj nuk ka pasur një qëndrim për ligjin 7501 që cenon direkt pronarët. Rrjedhimisht, nëse regjistrimi do të zyrtarizojë mandej tituj pronësie të dhënë me ligjin e mësipërm, rrezikohet që vetë OSBE-ja të përfshihet në procese gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut, e cila e ka vënë qeverinë shqiptare para gjobave masive, që sikundër ka bërë të ditur edhe gazeta “Shqip”, ajo nuk është më në gjendje t’i paguajë. Kjo, pasi nëse e drejta e pronës dhe njohja e pronarëve si të tillë është një normë europiane dhe bazë e sistemit, në Shqipëri pronësimi i kryer me ligjin 7501 e mohon këtë parim për ta funksionalizuar pronën në vetvete për politika të caktuara apo edhe për interesa mirëfilli elektorale.
SHQIP

2 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

ALLA PION NA PYSTEVOMAE, KATA TORA MAS PERNOUNAE SAN TON LOLO GOUMA....

Goro: Regjistrimi i pronave në Himarë, proces normal

http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/665dfcf46c35be86116ba409b76c672b.html

Ανώνυμος είπε...

gamise ta diladi,pane i ypothikes pane ola,pali o kosmos tha talepwreiai sta dikastiria gia na xtisei.