- Η Μπακογιαννη χρεώνει στο Ραμα την ακύρωση της συμφωνίας.
- Το γεγονός ότι η απόφαση του Συνταγματικού Δικαστηρίου λήφθηκε ομόφωνα θεωρήθηκε ως κάτι παράξενο.
«Ενας νομικος εμπειρογνώμονας σε μακρα μετανάστευση είπε σε πολιτικο αξιωματουχο ότι η απόφαση 9-0 για την συμφωνία ειναι αδιανόητη και ότι είναι κατανοητή μόνο αν το δικαστήριο έχει λάβει μια σιωπηρή έγκριση από την κυβέρνηση να εγκαταλείψει τη συμφωνία», συνεχίζει περαιτέρω η διπλωματική έκθεση.
Tο ρεπορτάζ απο την εφημερίδα SHQIP:
“Wikileaks” / Zbulohet kabllograma amerikane mbi traktatin me Greqinë për Jonin
Qeveria cyti Kushtetuesen të hidhte poshtë marrëveshjen
Qeveria shqiptare mund të jetë vënë në siklet dhe të ketë cytur vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të hidhnin poshtë marrëveshjen për ndarjen e detit Jon me Greqinë, ndërsa zyrtarët grekë i konsideronin negociatorët shqiptarë “një ëmbëlsirë”.Një raport diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë me kod 09TIRANA271, e klasifikuar “konfidenciale”, raporton mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke komentuar edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe. Një zyrtar i ambasadës greke në Tiranë, i ka raportuar ambasadës së SHBA-së që vendi i tij do të kërkojë një zgjidhje “quid pro Quo” nga Shqipëria, gjë që nënkupton që Athina ka kërkuar diçka alternative nga Tirana për të kompensuar humbjen e pësuar nga anulimi i marrëveshjes.
Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë u negociua mes Shqipërisë dhe Greqisë për herë të parë në vitin 1992. Në vitin 2007, dy vendet arritën një mirëkuptim dhe më 2009, marrëveshja u miratua në Parlament. Media shqiptare, si dhe eksperti shqiptar Myslym Pasha, e denoncuan marrëveshjen si të njëanshme, që i jepte një sipërfaqe të konsiderueshme deti Greqisë. Në shkurt 2010, Gjykata Kushtetuese vendosi në unanimitet të rrëzojë marrëveshjen.
Fakti që vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor në unanimitet u konsiderua si diçka e çuditshme.
“Natyra shumë e pazakontë e vendimit ka krijuar shumë spekulime. Një vëzhgues sugjeroi që gjykata ka marrë një miratim të heshtur nga Kryeministri Sali Berisha për të marrë këtë vendim për shkak se mandatet e disa prej gjykatësve do të skadojnë së shpejti dhe ata nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie të këqija me Berishën”, komenton ambasada e SHBA-së. “Një ekspert ligjor në emigrim të gjatë i tregoi oficerit të politikës se vendimi 9 me 0 kundër marrëveshjes është ‘i paimagjinueshëm’ dhe se është i kuptueshëm vetëm në rast se gjykata ka marrë një miratim të heshtur nga qeveria për të rrëzuar marrëveshjen”, vijon më tej raporti diplomatik. Disa ekspertë besojnë se marrëveshja për detin qe një shkëmbim interesash ku Tirana pranoi kërkesat e Greqisë në këmbim të mbështetjes së Athinës për anëtarësimin në NATO dhe për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Anëtarësimit në BE.
Zyrtari grek
“Ioannis Vikelidis nga Ambasada e Greqisë i tha oficerit të politikës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese qe “zhgënjyes” duke shtuar se sipas këndvështrimit të tij, Tirana dhe Athina kishin një marrëveshje me detyrime të ndërsjella. Gjithsesi, Videlidis tha se Greqia do ta respektojë vendimin e gjykatës. Ai tha se negociatorët shqiptarë qenë “krem mbi tortë” për Shqipërinë”, vijon raporti.Zyrtari grek u kishte sugjeruar amerikanëve se politika e shkëmbimeve mes Athinës dhe Tiranës do të vijojë për shkak se Shqipëria ka nevojë për shumë çështje për miratimin apo asistencën e Greqisë.
Raporti citon më tutje deklaratën publike të ish-ministres greke të Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis, e cila tha se marrëveshja u anulua nga grupet ekstremiste dhe se udhëheqësi i opozitës shqiptare, Edi Rama, iu bashkua këtyre grupeve kur kundërshtoi marrëveshjen, e për pasojë, në sytë e Greqisë mban përgjegjësi.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου