Κυριακή, 17 Απριλίου 2011

Bollano: Nuk do të lëmë asnjë votë të na shkojë kot

Ο αλβανικός τύπος στη μάχη για την επανεκλογή Μπολάνου.
Eφημερίδα SHQIP: 8 maji, Bollano kërkon të importojë votues me autobusë
Partitë politike përgatiten për të importuar votues në zgjedhjet lokale të 8 majit. Kandidatët për kryetarë bashkie apo komune në këto zgjedhje vendore nga zonat jugore të vendit kanë nisur një tur takimesh elektorale jo vetëm në zonat e tyre, por edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Historia e vërshimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia në Shqipëri ditën e votimit pritet të ripërsëritet edhe më 8 maj. Rasti i parë është Bashkia e Himarës dhe kandidati potencial i saj, Vasil Bollano. I kontaktuar nga “Shqip”, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës dhe kandidati i PBDNJ-së, Vasil Bollano, ka bërë me dije se “më 8 maj, ne nuk do të lëmë asnjë votë që të na shkojë kot”. Pyetjes së drejtpërdrejtë të “Shqip” nëse do të votojnë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe a do të përsëritet fenomeni i zgjedhjeve të kaluara për ardhjen e autobusëve me emigrantë nga vendi ynë fqinj, Bollano megjithëse është treguar diplomat në përgjigjen e tij, ka lënë të kuptojë se doganat mes Shqipërisë dhe Greqisë, Kapshtica, Tre Urat, Qafë Boti dhe Kakavija më 8 maj do të presin një ‘lum’ shqiptarësh që do të vijnë në Shqipëri për të votuar. “Të jeni i sigurt që ne nuk do të lëmë asnjë votë që të na shkojë kot. Pjesëmarrja në zgjedhje gjithmonë ka kapur shifrat 30-33% dhe do të ishte dashamirëse nëse kjo shifër do të rritej dhe për këtë duhet të kontribuojnë edhe ata që janë jashtë Shqipërie. Është detyrim për të votuar”, tha Bollano. Qëndrimi i kryebashkiakut të Himarës për ardhjen e autobusëve me emigrantë ditën e votimit përforcohet edhe më shumë kur ai thotë se këtë lëvizje e konsideron si pozitive. “Mendoj se një lëvizje për të sjellë shqiptarët në qendrat e votimit është diçka pozitive e cila ndihmon edhe në rritjen e numrit të pjesëmarrësve më 8 maj, në zgjedhje. Është e drejta e çdo votuesi dhe detyrim i çdo qytetari që të votojë ditën e votimit”, tha Bollano. Historia e zgjedhjeve të kaluara në Himarë pritet të ripërsëritet më 8 maj. Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2001, pati një zbarkim masiv të himarjotëve në vendlindjen e tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në vitin 2001, në ditën e zgjedhjeve erdhën 40 autobusë nga Athina në mbështetje të kandidatit Vasil Bollano. Jo vetëm kaq, por në ato zgjedhje në Himarë u panë edhe europarlamentarë grekë. Edhe në vitin 2007, kur Bollano kandidonte për kryetar bashkie, vetëm në Kakavijë kaluan gjatë ditës së votimit rreth 100 autobusë. Por lufta për votën e emigrantëve nuk bëhet vetëm në Himarë, por edhe në zona të tilla si Korça, Saranda, Lukova dhe disa qendra të tjera në Jug. Në zgjedhjet lokale të 8 majit do të jenë tre kandidatë për Bashkinë e Himarës. PD dhe PS do të jenë rivalë me Vasil Bollanon, i cili kandidon nën siglën e PBDNJ-së. Kjo ndarje e votave në mënyrë të pashmangshme sjell favorizim për Bollanon, i cili dhe këtë herë si zakonisht pritet të sjellë disa autobusë me njerëz nga Greqia dhe do të vazhdojë të jetë kryetar bashkie edhe për katër vjet të tjera. Strategjia e vetme që Bollano të humbasë është një pakt qoftë edhe i nëndheshëm i dy forcave kryesore për këtë zonë, gjë e cila edhe më 8 maj nuk pritet të ndodhë.

11 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Ne mes te plehrave ke dal se dhe ti skupidhje je
Ngele duke na turperuar Himareren dhe duke shitur tokat tona kudo
Poshte Bollano per nje Himare me te mire

Ανώνυμος είπε...

Nuk e pse i ngacmon gjithe keta njerez qendrimi i Bollanos apo qendrimi i Himares per ceshtjen e identitetit historik. Ne kete kohe qe kemi arritur te udhetojme aq shpesh jashte vendit, me te gjitha keto lehtesira qe na jane krijuar si liberalizimi i vizave, qe kufijte tani jane me bllokade por thjeshte nje evidentim se kush hyn e kush del, cfare rendesie, apo cfare rreziku ka nqs Himarjotet kerkojne te drejtat e tyre. Kjo gje nuk ndryshon kufijte dhe nuk perben rrezik per asnje. Une jam perkrahes i ketij mendimi dhe nuk i krijoj asnje shqetesim kujt mendon ndryshe.
Atehere perse kjo pjese qe mendon ndryshe nga une nuk me le mua te qete?

Dhe per punen e plehrave te montazhi i fotos qe ka artikulli: Ai eshte vendi ku mblidhen plehrat e bashkise Himare. Per momentin ai eshte vendi me i mire i mundshem qe eshte perzgjedhur dhe ekziston projekt i bankes boterore per nje impjant pastrimi i cili do kohe qe te realizohet.
Por sado qe te punoje bashkia, mire apo keq, nqs nuk ndergjegjesohemi vet si qytetar Himarjot per ta mbajtur ambjentin tone paster, asnje bashki sado e forte apo e perparuar te jete nuk mund te zgjidhe kete problem.

Ανώνυμος είπε...

vetem per votat interesohet Bollano!! dhe pastaj i harron himarjotet!

Ανώνυμος είπε...

ju lutem kam bere nje koment qe dje paradite ne kete artikull, qe perse shqetesohen njerezit nga qendrimi i himarjoteve per identitetin e tyre dhe per ceshtjen e plehrave ne bashkine himare dhe nuk e keni publikuar akoma.
ju faleminderit

Ανώνυμος είπε...

votat tona ido por na SHITE TE GHITHVE PER INTERESAT E TUA DHE TE ATYRE QE TE RETHOJN .... PULIMENE

Ανώνυμος είπε...

O shqiptar te qelbur nje jet.....jemi grek oo njerez te pashkolluar...kani mesuar histori o kafsh?!nje jet do e enderoni himaren juve shqiptaret po HIMARA ESHTE GREKEEEE...bravo bollanos kai e deklaron se jemi GREK...!!HIMAREN e turperojne disa plehra si juve shqiptaret qe jane duke u lypur ne bashkine e Himares....!!

Ανώνυμος είπε...

plehra jeni te gjith juve shqiptaret e pashkolluar........mesoni istori o VRASES malok.......Himara eshte GREEEKEEE dhe kuptojenii me kete cik mendje qe keni.........dhe Bollano eshte Himarioti me i nderuar sepse deklaron se jemi GREEKKKK.........dhe Himaren e turperojne disa plehra shqiptar qe jetojne ne Himare dhe lypin pune ne Bashkine e Himares....!!!!kai poulimenos eisai esu re alvanaki tou kolou.....

Ανώνυμος είπε...

χρησιμοποηστε ολους τους τροπους προπαγανδας.ξερετε εσεισ.Η ΧΕΜΑΡΡΑ δεν θα κανει την αλλαγη που θελετε .παει στα σιγουρα πατριωτικα και καθαρα

Ανώνυμος είπε...

χρησιμοποηστε ολους τους τροπους προπαγανδας.ξερετε εσεισ.Η ΧΕΜΑΡΡΑ δεν θα κανει την αλλαγη που θελετε .παει στα σιγουρα πατριωτικα και καθαρα

Ανώνυμος είπε...

Sot sher ordiner ne Jale. Personat te cilet ne vere vrane Aristotel Gumen kane marre leje nga Kryetari i Bashkise per te ndertuar nje kamp pushimi ne Jale. Persona te cilet u gjykuan rende nga opinioni publik edhe aqe me shume nga Himarjotet dhe gjoja nga kryetari i bashkise se Himares Z. Vasil Bollano i cili e politizoi edhe e shfrytezoi kete vrasje per te ngjallur protesta dhe thirje antishqiptare, dhe per te bllokuar rrugen Sarande-Vlore

Ανώνυμος είπε...

...Dihet se askush nuk e leshon pushtetin vullnetarisht aq me teper nje Bollano...si ky qe eshte ber i perhershem ne vemendjen e opinionit jo sepse ka ber te mira per Himaren dhe Vendin, por sepse eshte fokusuar per shkak te politizimit te gjithe jetes se himariotit dhe te gafave te tij historike e politike...qe ne te vertete ja sugjerojne edhe nga Tirana edhe nga Athina per ta lene Himaren ne nje germadhe dhe karem te polarizimeve politike. Se Bollanua nuk ka ndonje profesion apo shkolle qe te behet administrator dhe njeri i vlefeshem per zhvillimin e perparimin e Himares por ka gjetur vend te mire ne ekstremizmat politike dhe kjo i ka sjelle shume perfitime ekonomike atij dhe pese gjashte ithtareve te klanit te tij si dhe emrin e lakuar ne te gjitha qarqet ne vend dhe jashte saj, packa se ky emer dhe ky lakim nuk ka qene asnjehere pozitiv Himariotet tashme e kane te qarte se ky njeri e ktheu Himaren mbrapsht ne monizem, diktature dhe si i tille duhet rezuar nga froni.. ne horizont duket qarte se ky njeri qe i perket injorances kokforte.. i erdhi fundi i pushtetit te tij.