Δευτέρα, 2 Μαΐου 2011

Arsyet pse kandidati i PD sulmon Goron e PS për Himarën

Në mënyrë të beftë kandidati i Partisë Demokratike për bashikinë e Himarës ka nisur një sulm mediatik ndaj kandidatit të PS-së Jorgo Goro. Savo Prifti ka akuzuar Goron se është duke bërë fushatë me gjuhën greke për bashkinë e Himarës. Madje sipas tij këtë gjë po bëjnë dhe dy kandidatët e tjerë, Bollano dhe Llazari.
Me logjikën e Priftit rezulton se kjo është një politikë antikombëtare dhe ai është i vetmi që po lufton për interesat e vendit, pasi do të jetë një bashkiak “patriot”.
Për dikë që nuk e njeh mirë Himarën mund të duket i pranueshëm qëndrimi i kandidatit Prifti. Mirëpo e vërteta është disi ndryshe. Himara është një ndër zonat që ka më shumë emigrant për shkak edhe të lidhjeve që ka pasur me Greqinë. Janë gati 3500 të rinj dhe të reja që kanë ikur në Greqi në moshë të vogël dhe do të votojnë më 8 Maj, të cilët thuajse nuk e dinë gjuhën shqipe. Që të flasësh me votuesit me një gjuhë që se kupton është si të mos bësh fare fushatë. Prifti i cili është me orgjinë nga Piluri kërkon që të marrë vota në këtë zonë që është shqip-folëse. Votat e Priftit janë të përqendruara në Pilur dhe Kudhës, që fare mirë kuptohet gjuha shqipe. Diferenca e madhe që kandidati Prifti ka në Himarë me kandidatët e tjerë e ka bërë që këtë çështje ta kthej si kombëtare duke kërkuar mbështetje si një patriot i madh.
Goro si moto të tij ka angazhimin për Himarën europiane duke ia lënë politikën e madhe Bollanos dhe Tiranës zyrtare. Në Himarë është e vërtet që parullat e Goros janë në dy gjuhë, por kjo është bërë për arsyen e thjesht, komunikim me votuesit. Të gjitha prapaskenat e tjera që pretendon kandidati i PD-së janë thjesht sulme politike që çojnë ujë në mullirin e kandidatit të PBDNJ-së.
AMA-NEWS

4 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Dhen mboro na sas katallavo,apo mia plevra lete pos o Priftis dhihni ton patrioti(o alvanos) ke aptin ali meria pieni nero pros ton ellina epidhi lei kati ja ton Goro,ma ti grafete; thelete na vgalete dhimarho komunisti me to zori; dhen ehete katalavi akoma pu i Himarei ime dhekshi;Elines ke Alvani mazi

Ανώνυμος είπε...

kandidati jon savo prifti nuk ka koh te merret me fjal te pa thena por ai po merret me qytetaret dhe po siguron nje fitore te pa imagjinushme doni apo jo kundershtar pranoni humbjen se kandidati i PD esht me i pranushmi dhe i besueshmi ne komunitet......

Ανώνυμος είπε...

b Ashtu siç pritej BLLOFI i Partise Socialiste doli ne shesh me kandidimin e Jorgo Goros. Kapitali politik dhe kombetar qe donte te fitonte PS-ja ishte nje genjeshter e madhe. Pak ore me pare PS-ja i dha gjysmat e personave te GNV-ve te Bashkise Himare, PBDNJ-shit. Autorizimi i leshuar nga PS-ja me firme dhe vule te Edi Rames mberriti ne seline e KZAZ-se nr. 62 Orikum, me doren e Kryetarit te PBDNJ-shit, Dega Himare, z.Nikollaq Brigo. Kandidati i PS-se z.Jorgo Goro ndodhet perpara nje MASHTRIMI te MADH.

Me poshte ju paraqesim listen e emrave te PBDNJ-shit te dorezuara ne KZAZ-ne nr.62, nen siglen e PS-se:

1. Menelao Dhima
2. Yllka Stramarko
3. Arben Pollozhi
4. Leko Lati
5. Eleni Dhima
6. Jolanda Bollano
7. Nikollaq Brigo
8. Tatjana Rapo
9. Harilla Meniko
10. Aleks Dedi