Τρίτη, 18 Οκτωβρίου 2011

Φάκελος Εκλογές: Πως είδε τις εκλογές το επιτελείο των νικητών

Πριν προχωρήσουμε στο ξετύλιγμα του κουβαριού διαβάστε πιο κάτω πως είδε τις εκλογές το επιτελείο των νικητών.
Himara, parë nga lart – II.

Është viti i II-të që shkruaj dicka për Himarën. Vec duke e parë atë nga lart. Më saktë nga larg, ashtu si të gjithë ne. Edhe pse ka shumë syresh që mendojnë se e kuptojnë atë c’ka po ndodh realisht në Himarë. Po unë preferoj nga lart dhe sic edhe e përmenda më sipër, është hera e II-të.
Dhe kjo kur e gjej veten larg. Në një ishull grek ku patriotët e mi kanë ardhur vite më parë për të punuar nga halli. Aq larg sa më afër duket Afrika se sa Greqia. Dhe sërish shkruaj për Himarën. Ashtu si arrij ta lexoj unë atë. Aq pak dhe saktë sa ta sjellë atë tek ju, sipas opinionit tim. Shpresoj të kem ndricuar sadopak faktet dhe e vërteta.

Vitin që shkoi, saktësisht në ditët e para të muajit gusht, një aksident rrugor tronditi sezonin turistik. Qarqe të caktuara në Himarë u munduan ta quanin një vrasje me dashje për shkak se motorristi Guma foli greqisht. Edhe pse familja e të ndjerit ishte ajo që do t’i vuante pasojat më pas, me një arkivol në mes të shtëpisë dhe në qendër të vëmendjes. Pikërisht atë që nuk pëlqejnë himarjotët. Përdorjen. Dhe kjo buron si një pëlqim i tyre prej shekujsh, teksa kanë preferuar më shumë krenarinë dhe mendjen e tyre se sa nënshtrimin. E pra ngjarja morri përmasa të jashtëzakonshme dhe ja arriti qëllimit të përdorej. Sërish në qendër të kthimit të saj nga aksident rrugor, si ato që ndodhin cdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë, në vrasje me motive politike.
AI, Vasil Bollano. Kryetari i larguar me votë nga Bashkia e Himarës. Me votën e himarjotëve. Pse jo edhe të familjes Guma apo kushërinjve të të ndjerit, për faktin e vetëm se himarjotët janë farë e fis me njëri-tjetrin dhe me askënd tjetër. Kërkoi ta politizonte këtë fatkeqësi të asaj familje, dhe deri diku ja arriti. Në atë kohë ndihej i plotfuqishëm, teksa i binte cdo ditë të ishte me gërshërë në dorë në krahë të kryeministrit Berisha, i cili përuronte rrugët dytësore që zbrisnin në det. Ndoshta edhe kjo mund të ketë qenë një arsye më tepër. Lënia pas dore e punëve që i takojnë të bëjë një kryebashkiak, i një prej qyteteve më të bukur të Shqipërisë dhe përfshirja në retorikën e segmentit që prodhon kohë pas kohe ngjarje. Athinë-Tiranë.
Të shumta arsyet të cilat vota e himarjotëve në 8 maj ja zbuloi se c’farë fshihej. Ftohja mes Omonia-s dhe emigrantëve himarjotë në Greqi dhe USA më kryesorja. Dalja në skenë e MEGA-s e cila vepronte më shumë në minoritetin e Dropullit. Dhe arsyeja e tretë ndoshta më e forta, ajo e presionit ndaj Tiranës për të zgjedhur partnerin politik për sigurimin e një mandati të tretë në krye të Bashkisë së Himarës. Pak më vonë se kjo ngjarje e cila provokoi edhe zbritjen në Himarë të drejtuesve më të lartë të PBDNj-së, fillojnë edhe deklaratat e para politike. Ky ish-kryetar që ndihej zot i një qyteti të tërë dhe bënte me të c’të donte, ndoshta edhe nga koha e pakët e himarjotëve që kalonin në shtëpitë e tyre. Dhe më pas gjatë gjithë muajve të tjerë Ai dhe disa pleq e plaka që edhe pensionet filluan t’u ndërpriteshin prej Athinës tashmë në krizë të thellë ekonomike. Kjo retorika e punës dhe halleve në (Spile), Himarë. Pa prona. Pa det dhe pa rërë. Pa ujë dhe energji elektrike. Të gjitha këto për të ndryshuar dicka. Të gjitha këto problemet e Himarës për të cilat nuk do të mjaftonte feeling-u me kryeministrin dhe paqja në heshtje me opozitën, aleate e forcës poltike që përfaqëson, PBDNJ.
Por me sa duket sinjali i parë që punët në Himarë nuk ishin edhe aq rozë, mbërriti në Sheshin « Austria », (selia e PS-së). Ndërkohë politika « tërhiq e mos e këput » me Athinën vazhdon prej kohësh në po të njëjtën linjë, vecanërisht pas ardhjes në pushtet të numrit 1 të « shtëpisë » socialiste botërore Papandreu. Dhe kryetari i partisë së Bollanos, Dule, është padyshim një nga njerëzit më të afërt të kryetarit Rama. Si e tillë një rikandidim dhe lënie zonë të lirë ashtu sic po përgatiste terrenin Bollano, është mëse e pritshme. Por nëse do të rezultonte e kundërta, aleati më besnik i tij, Berisha ishte gati të mbështeste “iluministin” e politikave pa lidhje në bregdet Bollano.
Dhe kjo dukej që nga prerjet e shiritave kur ky i fundit nuk kishte në qafë shiritin kuq e zi, duke shkelur edhe protokollin kryeministror, shtetin shqiptar, dhe kjo në sytë e kamerave të gjithë Shqipërisë. Por një vendim i orës së fundit duket se prishi qetësinë e Bollanos dhe vetë Dules. Kryetari i PSSH-së vendosi të ketë kandidat të kësaj partie për Bashkinë e Himarës. I joshur nga sondazhet apo popullariteti në rënie nga shkaqet e keqverisjes, apo për kredo politike kjo ende nuk është mësuar se nga ka ardhur ky si vendim. Deri më tani flitet për një lobim brenda qarqeve të ngushta të PS-së nga disa deputetë ose ish-deputetë, banorë të Himarës dhe fshatrave të bregut të cilët i shtinë në mendje Ramës këtë ide e cila i dha jo pak pikë në spektrin patriotik. Duke e bërë kështu PSSH-në një forcë mbarëkombëtare. Bollano dhe Dule shqetësohen deri sa marrin rrugët sa në Athinë e sa në USA për të lobuar kundër këtij vendimi të PSSH-së, e cila duhet thënë preferoi një koalicion të pjesshëm, për herë të parë kjo që aplikohej nga selia rozë. Ndoshta edhe ndonjë telefonatë e fundit me prefiks +30, mund të ketë mbërritur në celularin e kryetarit të opozitës Rama. Himara zonë e lirë. Po mund të ishte vonë pasi kandidati më potencial i bregut tashmë kishte ngrohur motorrët dhe në pritje të startit të fushatës elektorale.
Jorgo Goro, i cili po tenton sërish për të hipotekuar fitoren që i mohuan 8 vjet më parë në tavolinë, po përballë Bollanos. Pas një telefonate ose jo kjo nuk dihet. Me kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës edhe PDSH-ja e Berishës. Kjo për të dobësuar votat e Goros, i parë si favorit kryesor kjo edhe mund të jetë e vërtetë sipas opinioneve të disa gazetave të Tiranës. Po me kandidat edhe MEGA-n, e cila donte t’i jepte një mësim shumë të mirë Omonia-s si dhe për të provuar forcat se sa mbështetje kishte në zonën e bregut. Pra të katërt kandidatët me pikësynime të ndryshme. Tre prej tyre i bashkonte po një qëllim : të rrëzonin prej fronit Bollanon
Por si mund të mposhtej një « pasha » ose një « vezir » i një limani ? Pak më shumë. Ndoshta “beu” i Himarës. I plotfuqishmi. Ai që nuk I dridhej qerpiku dhe nuk I prishej qetësia nga askush. As nga fletëthirrjet e gjykatës së Vlorës. Dhe as nga shkeljet e vërejtura në cdo inspektim të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë bashki. Pa bashkëpunuar kjo nuk do të arrihej kurrë. Por me sa duket të tre kundërshtarët e tij nuk menduan asnjë moment për këtë. Qoftë edhe për një kafe të përbashkët. Të mësuar ndoshta edhe nga instruktorët politikë vendosën të bënin fushatë si kurrë më parë në Himarë, vec e vec. Me një pakt ndoshta në heshtje: “Vasil Bollano nuk ishte njeriu që duhej të ishte në krye të punëve të Himarës”.
Deri këtu gjithcka në rregull. Sondazhet filluan të favorizonin Goron. Një djalë i talentuar, në krye të një prej filialeve të një banke greke në Spile, i njohur nga gjithë bregu për familjen e tij me tradita. E pra kështu pak nga pak Jorgo Goro filloi t’i pushtonte zemrat e himrajotëve që shihnin tek ai djalë shpresën për një Himarë të bukur dhe pa sherre. E qetë dhe e patrazuar aty ku i kishte rënë në pjesë parajsa. Për të na mahnitur të gjithë ne që zbresim nga shpait i malit të vetëtimave. Drejt e në zemrat e hapura të himarjotëve si Jorgo Goro. Dhe i vetëm dhe pa përkrahje madje edhe nga partia e cila e kandidoi, (ndoshta edhe prej arsyseve të mësipërme), Goro vazhdon të bindë deri sa ditën e mëvonshme të mbajtjes së zgjedhjeve, me atë lajm të bukur gëzon zemrat e gjithë himarjotëve por pse jo edhe të gjithë shqiptarëve. Ndoshta më shumë për atë që Bollano e kishte bërë hak të humbiste. E meritonte ky njeri i cili u morr më shumë me përcarje dhe me retorikë pa fund e krye politike se sa me punët e Himarës. Me tokën. Me lejen e shtëpisë. Limanit. Rërës. Plazhit. Ujin. Zhvillimin. Progresin. Të gjitha ato që himarjoti i ka patur dhe i ka merituar t’i ketë. Aty ndanë një bregu sa një parajsë. Vetëm disa metra larg. Përse mos t’I ketë kur zoti është treguar shumë bujar me ta?
U kujtova të hedhë këtë shkrim të II-të për Himarën, (parë nga lart, sic edhe e shkruajta më lart), këtu larg në ishull. Në një ishull grek ku edhe ata pak shqiptarë flasin greqisht ose një shqipe gjithë frikë dhe të calë. Këtë ide po vërtisja në mendje dhe thashë me vete po pse duhet të trazohemi kaq keq me Himarën teksa ka edhe më keq. Në atë kohë kur unë linda në Himarë, Bollano nuk ishte banor i saj dhe ndoshta vinte vetëm për pushime. Dhe himarjotët ja dilnin të flisnin greqisht mes tyre dhe të mos bezdiseshin nga askush. As edhe nga regjimi i atëhershëm. Por c’farë na shqetëson ne realisht që sa herë që dëgjojmë dicka për Himarën përpiqemi të bëjmë lajm? As më shumë dhe as më pak, perëndimi i kohërave me spiker të tillë, shtrembërues të realitetit për ta kthyer në lajm. Duke përfunduar si perëndimi më i keq i kohërave në Spile. Perëndim i paparë ndonjëherë. Diell kokëulur që nuk arriti të shpërndante për shumë vite shpresë dhe dritë tek himarjotët. Dhe për të mos pësuar fatin e tij, duhet ta “ndihmojmë” Goron. Askush se di. Ai sot gjendet nën presion të paparë. E kam fjalën për presion psikologjik pasi atij fizik nuk i trembet djali i Himarës.
Fitoren e tij të merituar, shumë qarqe të Tiranës, qofshin ato blu, rozë, verdhë, jeshil, pëllumb apo shqiponjë, nuk është se e kapërdinë lehtë. Ato ishin të bindura dhe sikur i kishin terezitur punët që në Himarë s’do të kishte surpriza. Por fitorja e tij erdhi dhe ajo duhet lexuar qartë. E para sepse erdhi prej votës së banorëve të Himarës. Ata bregas të cilët duan të flasin greqisht apo shqip s’I tu vijë siraja, sipas qejfit të tyre. Ata bregas që duan të kenë më shumë gjëra nga ato që ju takojnë. Të mohuara me apo pa dashje deri më tash. E pra e para gjë që duhet të bëjë Goro është të dëgjojë votuesit e tij. Ndaj ne duhet ta mirëkuptojmë atë. Pa shkelur ligjet dhe të drejtat kushtetuese që parashikon ligji për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ndoshta këtu mund të lind edhe ndonjë problem nga ato që përmenda më sipër si shqetësime të rastit për kryetarin e ri Goro. Dhe shkaqe apo “rastësi” të ndryshme në kuzhinën e restorant “Bollano & Dule” duket se po përgatiten cdo ditë. Himara duhet t’i kthehet PBDNJ-së për të vazhduar helenizimin e saj. Por c’mendojnë mendjet e ndritura të bregut. Ata pak mërgimtarë në USA apo Greqi të cilët mblidhen kohë e pa kohë për të mirën e cështjes së Himarës. Ata padyshim e dhanë verdiktin dhe pëlqimin e tyre për Goron në krye të Himarës. Dhe si e tillë, unë mendoj që vetëm ata dijnë se si ta mësojnë njeriun që kërkuan të jetë në krye të bashit të vendit në Spilenë e tyre të bukur.
Të qeverisësh sot Himarën nuk është një gjë e lehtë. Kjo ndoshta e tillë duket në letër dhe në mendje. Aty në Tiranë, në ndonjë tavolinë të rastit teksa të pyesin “se si i ka punët Goro”. Cdokujt i shkon në mendje se Jorgo Goro ka në qafë celësin e artë për të hapur të gjitha portat si me magji. Një leje ndërtimi. Po kujt duhet t’ja marrë tokën, hajde se po ta jep. Himarjotit që i dha votën. Një tender apo një favor kur buxheti i Bashkisë së Himarës nuk del as për të rregulluar zyrat që do të qeverisë Himarën për 4 vitet e ardhshme. Ndaj unë them që duhet ta “ndihmojmë” Jorgo Goron. Ndihma mund të vijë edhe duke e kuptuar në heshtje atë. Teksa besoi se do të fitonte, i vetëm kundër të gjithëve (edhe partisë së vet), atëherë mos të surprizohemi që ai do të arrijë t’ja dalë sërish. Kini besim dhe ta ndihmojmë duke e lënë të qetë. Qetësia do t’I japë atij më shumë kohë për të vlerësuar atë se c’ka është më e mira për të bërë për Himarën. Ajo qetësi olimpike që i dha fitoren dhe triumfin kundër të keqes së të gjithëve për Himarën. Europiane ashtu sic do donte Goro!
Posted by ENO CACAJ
Link

13 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

poios einai aftos o poustis qe ti shesi ehi me tin Himara?

Stavros Markos είπε...

ESHTE NJE FOLKLOR KY HARTIM KOMUNIST, I NJE DREJTORI GAZETE QE ESHTE ANETAR I ALEANCES KUQ E ZI DHE HEDH VRERE NDAJ HIMARIOTEVE. GORO TE MBLEDHE MENDJEN DHE TE BEJE DETYREN

TE LARGOHET NGA PS DHE TU SHERBEJE VETEM QELLIMEVE AUTOKTONE HIMARIOTE.

TE KRIJOJE NJE EKIP KESHILLMOR ME PERSONALITETE HIMARIOTE, JASHTE INFLUENCAVE TE TIRANES DHE ATHINES.

TE MBROJE CDO HIMARIOT DHE TE ORGANIZOJE EKIPE DASHAMIRESISH PER HIMAREN QE TE ELIMINOJE SHIJEN E HIDHUR DHE PERCARJEN QE KA PLAKOSUR HIMAREN NE SHUME RASTE.

NE PROCESIN E REGJISTRIMIT TE TOKES, TE NDJEKE SHEMBULLIN E OSBE, BLLOKIM DERISA TOKA TU KTHEHET HIMARIOTEVE DHE JO MAFIAS.

TE ORGANOZOJE KISHEN ORTHODOKSE TE HIMARIOTEVE.

TE REDUKTOJ TAKSAT DHE TI KERKOJ TIRANES ME SHUME TE DREJTA PASI HIMARIOTET JANE TAKSAPAGUEST ME TE SAKTE NE SHQIPERI.

TE PERPIQET BRENDA MANDATIT TE TIJE, TE KRIJOJE KUSHTE TE FINANCAVE TE PAVARURA TE HIMARES.

TE ORGANIZOJE NE BASHKEPUNIM ME DIASPOREN HIMARIOTE ORGANIZMIMIN E NJE KONFERENCE NDERKOMBETARE.
SHKUARES....

AN......

Ανώνυμος είπε...

Kseretae oty 21 oktovriou ginetae to Simvulio tys Dimarxeios, kai kanis appo edhe mesa kai okso, den kseri?

ti tha apofasisounae gia forus kai ta ala provlimata tys perioxismas?

Giati den diopounae to kosmo, ton laxiston eiparxi ilektroniki sistima sindesis?

Tha exy polites apo Xeimarra na kitaksouna pos tha liturgji to neo Symbolos Dimarxeios?

Pos tha apofasisounae me ta simferonta tys alvanikies komata kai to alvaniko krato oi me ta symferonta tys Xeimaras?

kata tora glepo ta idia kai ta idia, idios Bollanos Goros.

Ανώνυμος είπε...

Συμφωνώ με όλες τις ιδέες στην υπηρεσία της Χιμάρας, Σταύρο

Σοφός. K

Ανώνυμος είπε...

Όλα τα σημεία, η οποία καθορίζει τη διάσημη o δημοσιογράφος Μάρκος Σταύρος, είναι χρήσιμα για την Χιμάρα, αλλά πρέπει να ρωτήσω, μπορεί o Γιώργος Goro, να εγκαταλείψει το Σοσιαλιστικό Κόμμα; Αν κάνει αυτό το βήμα, θα πρέπει να πούμε, η πρώτη νίκη.

Σπήλαια

Himara News είπε...

Φιλε 6:43 μ.μ. ο χαρακτηρισμός είναι απαράδεκτος αλλα οφείλω να σου απαντήσω.
Ο κύριος Eno Cacaj είναι παιδικός φίλος του Γιώργου Γκόρου.
και οπως δηλώνει στο facebook είναι γεννημένος στη Χιμάρα.
Είναι διαχειριστής της σελίδας Jorgo Goro per Himaren στο facebook.
Όπως αναφέρει πιο κάτω είναι αυτή η σελίδα που έδωσε τη νίκη στις εκλογές στο Γκόρο.

Jorgo Goro për Himarën
Luljeta pershendetje serish. Nuk behet fjale per punonjes te administrates por per dashamires te z. Goro. Kjo faqe eshte hapur sapo ka filluar fushata elektorale qe i dha fitoren ne Himare z. Goro. Te falenderojme per mirekuptimin dhe besimin ndaj z. Goro.
http://www.facebook.com/eno.cacaj#!/pages/Jorgo-Goro-p%C3%ABr-Himar%C3%ABn/203938956300420

Stavros Markos είπε...

Himara News,

faleminderit per informacionin FaceBook e Jorgo Goro. Ngelemi ne shpresen te shikojme realisht faqen zyrtare te Bashkise Himare. Na duhet shume pune, per te arritur bashke me zotin Goro, standartet qe i duhen Himares. Po ashtu, himariotet ne diskutimet e tyre, duhet te priren nga trashegimnia e Himares, e cila fakteqesisht ka humbur shume vlera, vecanerisht ato te unitetit. Por gjithashtu, nuk po shikoj ne takimet e zhvilluara ne Bashkine e Himares, Facebook, (vecse presidentit Topi, qe i eshte dhene shume hapesire), takimet e shoqatave te Himares per problemet e pronave, mitingun ne Dhermi, gushtin e kaluar, qe eshte vendosur si prioriteti kryesor ne Rajonin e Himares ceshjta e pronesise, per te cilen se bashku me taksat vete Goro ka premtuar se do ti zgjidhe, sapo te zgjidhet kryetar. Pra nuk eshte facebook qe do te jape zgjidhje, por puna ne komunitet, per te cilen 20 vjet te kaluara, e traumatizuan Himaren, shume familje nuk shkojne me njera tjetren vetem per pronen, bile vellai nuk i flet vellait, dhe kjo duke filluar nga Ligji Komunist 7501 dhe me gjere. Pra shpresojme qe Goro te jete me rezultativ me komunitetin se sa me politikanet e Tiranes, ose ndoshta te Greqise. Kushdo qe punon me komunitetin, e ka pas ate, pa patur nevoje te PS, apo PD apo PBDNJ apo PASOK apo dicka tjeter. Ne gjeopolitike, duhet pare edhe e ardhmja, dhe ne jemi pjese e saj, perderisa Himara krenohet me historine e pavaresise, per te cilet sic na kane mesuar gjysherit, duhet te mendojme seriozisht per te nesermen.

Respekte Stavro

Ανώνυμος είπε...

Eno Cacaj ήταν υπάλληλος του Υπουργείου Ολοκλήρωσης. Έχει μια ιστορία της παιδικής ηλικίας στην Αυλώνα. είναι διευθυντής ειδήσεων, AMANEWS στα Τίρανα κοντά στο SP,
Αλλά o ΓΚΟΡΟΣ, συνδέεται στενά με την παλιά κάστα του Σοσιαλιστικού Κόμματος, μέρος του οποίου είναι και Eno Cacaj. Πιστεύω ότι τα συμφέροντα για να αρπάξει ένα κομμάτι γης και να λαμβάνουν άδειες κατασκευής, κάνε τη σύνδεση σταθερά.
Σ. Φωτιάδης

Ανώνυμος είπε...

εδώ είναι o αντι Ελληνισμό τoy Eno Cacaj

http://www.ama-news.al/2011/02/karnavale%E2%80%9D-greke-ne-korce-nga-eno-cacaj/

Ανώνυμος είπε...

eno cacaj komounistiko katharma...

Ανώνυμος είπε...

Μια άλλη προπαγάνδα από Cacaj Eno, για τον Γιώργο Goro. Φαίνεται ότι o Goro, έχειε ξωτερικό σύμβουλο, στην καρδιά των παιδιών των κομμουνιστών, στα Τίρανα.

http://enocacaj.blogspot.com/2011/04/jorgo-goro_4457.html

Ανώνυμος είπε...

http://enocacaj.blogspot.com/2011/04/jorgo-goro-dhe-himara-europiane.html?spref=bl

Ανώνυμος είπε...

re paidia mouseio tha ftiaksei telika o goros? kai me to politismiko kentro pou elege ti ginete telika?