Himarë
Një grup prej afro 20 personash, përfaqësues pa shumë peshë të sillogjeve të Athinës dhe të lobit greko-amerikan, kanë vizituar Himarën ditët e fundit, me “mision zyrtar” kremtimin e festës kombëtare të Greqisë. Dërgata është parë dje në një drekë në një nga restorantet e braktisura të sezonit, në lagjen Zamar të Himarës. Sipas burimeve nga Himara, qëllimi real i vizitës së përfaqësuesve të qarqeve nacionaliste nga Athina dhe SHBA-të ka qenë vendosja e një kandidati që të garojë në emër të minoritetit, por që të ketë edhe mbështetjen e njërës prej forcave kryesore politike shqiptare për të garantuar fitoren.Duke qenë se kandidatura e Vasillaq Bollanos nuk mund të garantojë më sukses në Himarë, dërgata ka propozuar një tjetër emër, atë të një himarjoti që ka jetuar në Vlorë e që aktualisht punon në administratën greke, si nëpunës i Ministrisë së Bujqësisë. Bëhet fjalë për Piro Fotjadhin, ish-mësues në Vlorë, i cili është pjesë e strukturave politike të së majtës greke. Ky person mendohet se mund të marrë edhe mbështetjen e Partisë Socialiste Shqiptare, për hir edhe të partneritetit PS-PASOK. Por, nuk ka asnjë konfirmim për marrëveshje me PSSH-në, e cila ka shpallur tashmë kandidatin e saj zyrtar në Himarë, Gjergji Goron. Edhe Partia Demokratike do të ketë një kandidat të vetin, Savo Priftin, ndërkohë që Vasil Bollano, i cili e ka shpallur kandidaturën, pritet të regjistrohet si i pavarur.
GAZETA SHQIP
1 σχόλιο:
piro fotiadhi,,, komunist deri ne kocke, dhe brez pas brezi, dhe i betuar, gjithashtu dhe budalla, mire ishte ta vinin kandidat se as voten e tij nuk do merte dot.....
Δημοσίευση σχολίου