Τρίτη, 22 Μαρτίου 2011

MEGA cakton rivalin e Vasil Bollanos në Himarë

Partia e re e minoritetit grek të Shqipërisë, MEGA, ka përcaktuar kandidatin e saj për Bashkinë e Himarës, duke përballur kështu për herë të parë dy fraksione të minoritetit në bashkinë e vogël bregdetare. Por nëse përballja mes dy partive të minoritetit është e para, emrat e kandidatëve janë njësoj si në vitin 2007, pasi MEGA ka zgjedhur të garojë me biznesmenin Dhimitër Llazari, i cili katër vjet më parë ishte kandidat i PD-së në Himarë.

Llazari është një biznesmen i suksesshëm që nga viti 1992. Aktiviteti i tij në tregtimin e pjesëve të këmbimit të makinave japoneze figuron në regjistrat e “biznesit të madh” që nga viti 1995, ndërsa historia politike fillon në vitin 2007.
Kandidati i MEGA-s për Himarën i tha gazetës “Shqip” se në këtë garë ai nuk do të ketë mbështetjen e asnjërës prej partive të mëdha, por pretendon votat e demokratëve të zonës. “Nuk kam mbështetjen politike të PD-së në Himarë, por e them me bindje se shumë anëtarë të PD-së do të më mbështesin”, thotë ai.
SHQIP

3 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

sothikame

Ανώνυμος είπε...

na pari ja simvulo ton pateratu ke ola tha pane mia hara

kristal1912 είπε...

pulimena tomaria!