Πέμπτη, 22 Δεκεμβρίου 2011

Shqiptarja.com: Dhërmi, masakër në plazh Ndërtohet në shkëmbinj

Masakër mjedisore në plazhin e Drymades në Dhërmi. Vetë qytetarët kanë dëshmuar me foto një ndërtim që bëhet në plazhin e vjetër dhe të rrallë të Drymades, pikërisht mbi shkëmbinj dhe vetëm 10 metra larg ujit, siç dëshmohet edhe nga fotot.
Denoncimi vjen nga një blog himaroit në internet me emer ximara.blogspot. Në të shkruhet: ja një nga shembujt e shkatërrimit të natyrës, në një prej pak zonave të mbetura të virgjëra në bregdet.
I shoqëruar me foto objekti në ndërtim është vetëm 10 metra nga deti, ka marrë një leje ndërtimi nga ish kryebashkiaku i Himarës, që ka nën juridiksion dhe Dhermiun, Vasil Bollano. Investitori vazhdon blogu ka transformuar shkëmbin dhe ka shtruar një platformë betoni. Sic shihet qartë në fototgrfitë që shoqërojnë denoncimin, vendi i ndërtimit ndodhet në plazh dhe pjesë të shkëmbit natyral janë zhvendosur për t’iu përshtatur vijave kufizuese të ndërtimit. Ajo që është më e rëndësishme shkruan blogu janë ullinjtë e sapombjellur në plazh, që vendi të konsiderohet si tokë bujqësore, ku mund dhe të ndërtohet.
Plani rregullues i Himarës, që po diskutohet tani me publikun e konsideron vendin si të paprekshëm, duke e quajtur zonë tampon pranë monumenteve të natyres. Autoritetet lokale akuzohen nga blogu se po mbyllin të dy sytë përballë masakrave të ndërtimit në brigjet e jugut. I shkruar në greqisht blogu thotë se riviera shqiptare ku deklarohet zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm është vetëm një gënjeshtër. Shqiptarët po qajnë Durrësin, Sarandën dhe Vlorën, ndërsa pyet se cfarë do iu themi fëmijve tanë për vitin 2011 ku lejuam shkatërrimin të vazhdojë.
Blogu në fund fton organizatat ambientaliste, qytetarët të reagojnë sa nuk është vonë.LINK

Δεν υπάρχουν σχόλια: