Δευτέρα, 19 Δεκεμβρίου 2011

Përmendore për Jul Çezarin në Palasë


Vendimi i Këshillit të Bashkisë Himarë

Zbarkimi i Jul Çezarit në Palasë, në mesin e shekullit I p.e.s do ketë një përmendore të vetën. Propozimi kësaj radhe nuk vjen nga historianë, apo në kontekstin e ndonjë manovre që mund të lërë dyshime çfarëdo, por nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur të Himarës, të cilët i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë ngritjen e përmendores në emër të përkujtesës së një fakti historik. I pyetur nga gazeta “Shqip”, kryebashkiaku Gjergji Goro ka pohuar këtë fakt, duke dhënë madje disa hollësi interesante për objektin që pritet të ngrihet. “Bëhet fjalë për një përmendore që do të kujtojë një ngjarje historike, atë të zbarkimit në Palasë të Jul Çezarit, i cili përmes atyre që njihen si Rrugët e Bardha, depërtoi për në Orikum. 
Përmendorja konsiston në një anije romake me disa parzmore që japin simbolikisht idenë e ngjarjes në fjalë, shoqëruar me një thënie të Çezarit në latinisht, shqip dhe anglisht”, - tha Goro. Ky është ndoshta rasti i parë që institucione shqiptare vendosin të përkujtojnë ngjarje që lidhen kryesisht me territorin dhe jo me shtetin shqiptar. Në përgjithësi, Shqipëria përshkohet nga pllaka përkujtimore dhe përmendore që përshkruajnë ngjarje me kontekst shqiptar, duke lënë jashtë vëmendjes historinë e mëparshme të vendit. Përjashtim bëjnë vetëm varrezat e britanikëve dhe ato të ushtarëve grekë, por të cilat janë kërkesë e vendeve respektive. Për këtë arsye, përmendorja e Çezarit, vetëpërcaktohet si precedent në kuadrin historik, por edhe atë të turizmit. Është shumë tërheqëse piketimi i itinerarit të Çezarit në territorin e sotshëm të Shqipërisë dhe saktësimi i saj në guida për t’u ndjekur nga të apasionuarit e historisë dhe arkeologjisë. Një vërejtje që lidhet me raportin e sipërpërmendur me historinë, është bërë në fakt, edhe në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Himarës nga përfaqësues të OMONIA-s, të cilët kanë ironizuar se përmendorja për kalimtarë të fuqishëm si romaku i famshëm, për rastin e Himarës, mund të nxisë dukurinë e historiomanisë, përderisa, sikundër janë shprehur ata, “këtej kanë kaluar shumë, edhe Musolini, edhe Hrushovi e të tjerë”. Gjithsesi, përzgjedhja e zbarkimit të Çezarit, atipike në vetvete edhe për zbarkimet në tërësi, ruan kuriozitet të madh dhe sfidon për nga shijet politike të ditës në Shqipëri edhe kalimin e Musolinit, por edhe atë të Hrushovit. Këto të fundit janë ngjarje të trajtuara disi nga kinematografia jonë apo edhe memuaristika e dikurshme e para viteve ’90, ndonëse me stigmatizimet respektive.

4 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Αλοίμονο. Αν δεν φτιάξουμε μνημείο για τον Γιούλι Τσεζάρι για ποιόν θα φτιάξουμε; Συγχαρητήρια στον κύριο Γκόρο και την κομπανία του για αυτήν την έμπνευση. Νομίζω πως θα ήταν καλή ιδέα να φτιάξουμε και έναν αδριάντα του Ugo Cavallero στα Σπήλαια. Επίσης δεν μπορώ να κατανοήσω γιατί ακόμη δεν έχουμε στην Χιμάρα άγαλμα του Αλή Πασά. Προτείνω ένα μεγαλειώδες μνημείο αντίστοιχο με αυτό του Μ. Αλεξάνδρου στα σκόπια, με έφιππο τον Αλή να τρομάζει τους εχθρούς του.
Τέλος δεν θα μπορέσει η Χιμάρα ποτέ να αναπτυχθεί τουριστικά αν σε περίοπτη θέση, ίσως έξω από το δημαρχείο ή άλλο κεντρικό σημείο δεν τοποθετηθεί άγαλμα του Ενβέρ Χότζα αφού από όσο ξέρω και αυτός είχε επισκευθεί την Χιμάρα.

Ανώνυμος είπε...

o ruffianes, exetae ksexasi ton Andrea Dhima moreeeeeeeeee....

Βλακες είπε...

Ποσο βλακας πρεπει να εισαι ρε 8.01..δηλαδη τι ειναι μονο ιστορια της Χιμαρας ο Σπυρομηλιος και ο Ανδρεα Ηλας?
Ολα ειναι ιστορια της Χιμαρας,ακομα και ο κουμουνισμος ειναι ιστορια της Χιμαρας,αρκει ρε βλακα να ξερεις πως να το πλασαρεις το καθε τι.
Για δες λιγο τι γινεται στον κοσμο..απο μικροπραγματα που εκαναν γνωστοι ανθρωποι στον κοσμο, φτιαχτηκαν ολοκληρες ιστοριες χωριων και πολεων,και με τουρισμο που δεν φανταζεσαι μονο για να δουν τα μικροπραγματα.
Ας ερθει ο ξενος για τον Καισαρα και μετα ας δει και το μνημειο του Σπηρομηλιου να γνωρισει και την ιστορια,αλλα δεν νομιζω να ερθει πρωτα για τον αγνωστο στους ξενους Σπυρομηλιο.
Οπισθοδρομικοι μαλακες..

Ανώνυμος είπε...

afu ftiaksete tu juli cezari, ftiaksete kai toy enveri hoxha, toy ANDREA DHIMA den peirazi, ti ekane etsi kai alios....kufaria..