Κυριακή 2 Οκτωβρίου 2011

Panorama:Βία μεταξύ οπαδών στο γήπεδο, ποδόσφαιρο, βία και ελληνικές σημαίες στον αγωνα της Χιμάρας


Tifozë në stadium me flamuj grekë
Sherr mes tifozëve në stadium, futboll, dhunë dhe  flamuj grekë në ndeshjen e Himarës 
Dhunë, trajneri Birçe godet arbitrin anësor
Grushte, shkelma, sharje e ofendime në fushën e lojës, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet në shkallët e stadiumit, ku u vërejtën edhe disa flamuj grekë. Gjithë kjo në përballjen Himara-Butrinti, e kthyer në arenë në minutat e fundit të lojës. Ndeshja kishte një interesim i jashtëzakonshëm nga tifozëria e dy anëve, kjo edhe për shkak të afërsisë mes Sarandës dhe Himarës, e konsideruar edhe si një derbi.
Ndërkaq para, gjatë dhe pas ndeshjes u vërejt edhe një numër i madh i forcave të rendit, kjo nisur pikërisht nga problematika që mund të krijonte kjo

Trajneri i Himarës, Luan Birçe duke qëlluar me grushte arbitrin anësor
përballje (dhe faktikisht rezultoi e tillë). Që në minutat e para, vendësit fitojnë një goditje këndi dhe topi i krosuar në zonë i rreshket nga duart portierit, dhe aty Rushani e dërgon topin në rrjetë. Vendësit në dëlir, ndërsa që aty nisin përplasjet në stadium mes tifozërive. Gjithsesi, në fushën e lojës 45 minutat e para nuk dhanë gjë tjetër, përveç disa rasteve sporadike, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishin miqtë nga Saranda që kërkuan më shumë golin për ta çuar ndeshjen në barazim. Në këtë moment, një prej lojtarëve të Himarës, Qendro ndërhyn rëndë ndaj një lojtari të Butrintit afër vijës anësore dhe aty gjyqtari anësor sinjalizon kryesorin për goditje dënimi dhe karton të verdhë. Ndërkohë, Qendro kishte marrë një të verdhë më përpara, ndaj automatikisht dilte me karton të kuq. Por në këtë moment, gjithë lojtarët vendës ia behën te anësori, duke e sharë dhe ofenduar aq sa trajneri Luan Birçe përdori edhe grushtet ndaj arbitrit, si dhe e pështyu. U desh ndërhyrja e forcave të rendit që situata të qetësohej, dhe pas rreth 10-12 minutash, loja rinisi, por me Himarën që tashmë ishte me 10 lojtarë në fushë. Pa kaluar as 5 minuta, arbitri kryesor ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Butrintit, Xhibro, dhe nga ai moment skuadrat luajtën me 10 lojtarë. Por, edhe pse në fushë dukej se gjithçka po shkonte normalisht, në minutat e fundit, në shkallët e stadiumit tifozët u përleshën me njëri-tjetrin, aq sa, sipas informacioneve, një person përfundoi i plagosur në spital. Ndërkaq, në fund të takimit vendësit shënuan edhe një gol tjetër, por ajo që zuri skenën e kësaj përballje ishte dhuna ndaj arbitrave, e cila me gjasa do merret në shqyrtim të imtësishëm nga Komisioni i Disiplinës.
KS BesaSekretari i KS Besa, Ilir Berati, ka pohuar se do të bojkotojnë kampionatin për shkak të arbitrimit skandaloz, sipas tij, në ndeshjen e fundit në Mamurras. “Besa tërhiqet nga kampionati i Kategorisë së Parë. Ky nuk është gjykim dhe po na shkatërrojnë totalisht. Nuk mund të vazhdojmë më kështu”, ka pohuar ai. Edhe trajneri Magani ka qenë në një linjë me sekretarin e klubit: “Jam i zhgënjyer nga ky gjykim skandaloz, nuk kam gjë me ekipin e Mamurrasit dhe as me tifozët vendës. Megjithatë, mund të them që edhe ekipi im nuk u paraqit mirë në këtë ndeshje”, tha Magani.
Kategoria 1/ Java 4
ADA-Gramshi            1-1
Shënues: Osja 62’ (p)/ F.Çekrezi 83’
Besëlidhja-Luftëtari        1-0
Shënues: Jacaj 7’
Elbasani-Gramozi        2-0
Shënues: Dalipi 17’, 42’
Himara-Butrinti        2-0
Shënues: Rushani 5’, 89’
Kukësi-Iliria            1-0
Shënues: Pashaj 27’
Mamurras-Besa        2-1
Shënues: Allamani 35’, Dosti 44’/ Dushku 42’
Skrapari-Lushnja        0-0
Vlora-Burreli            2-1
Shënues: Idrizi 5’, Shabani 76’/ Hasani 69’
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P

1. Besëlidhja    4    3    0    1    9
2. Luftëtari    4    3    0    1    9
3. ADA    4    2    2    0    8
4. Elbasani    4    2    1    1    7
5. Butrinti    4    2    1    1    7
6. Gramshi    4    2    1    1    7
7. Gramozi    4    2    0    2    6
8. Kukësi    4    2    0    2    6
9. Vlora    4    2    0    2    6
10. Lushnja    4    1    2    1    5
11. Skrapari    4    1    2    1    5
12. Besa    4    1    1    2    4
13. Himara    4    1    1    2    4
14. Mamurrasi    4    1    1    2    4
15. Burreli    4    1    0    3    3
16. Iliria    4    0    0    4    0

LEONARD KARAJ

3 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

to Birce gia dimarxo... kalyteros apo ton alvaniari pou exoume

Ανώνυμος είπε...

DEN EINAE TO THEMA BIRCE KAI HIMARA CLUB, AFTA TA LEFTA PERNOUNAE 50 XEILADHES EVRO MONO APO TO DIMARXEIO STO XRONO, AFU 300 XEILADHES EVRO EXI OS SKEDIO TO DIMARXIO STO XRONO, OS BUDGET. AFTO KANOUNAE OLI DIMARXI STYN ALVANIA NA FONAKSOUNAE ANTHROPOUS AVRIO GIA EKLOGIES. OI XEIMARA LIPI NA SKONI TYN FONI GIAS PERUSIES GIA FORUS ME TON ALVANIKO SISTIMA, GIA DIKIOMA SINORON KAI THALASA, GIA TYN EKLISIA OI OPIA DEN FENETA KATHOLLU STYN PERIOXIMAS, GIA NA EXY TYN DIKITY FLOTA PSARIA KAI TURIZMO, E SIGORA ME TIN HIMARIOTIKI SIMEA. ALA PIOS THA TA KANI AFTA, O JORGOS, O BULIS, O NESTIS, O MEGAROS BOLLANOS ME TO BERTI, MIHALI, PANO,,,,PIOS......? IPOMONI HIMARIOTES,,,,

ANALITIS

Ανώνυμος είπε...

file 4 oktomvriou pragmatika ton birce gia dimaarxo....me xilia einai kaluteros eilikrina!!kai esu analiti exeis parie ta blogg zvarna kai mas eprikses me tis malakis sou,mou to paizetei oloi eleythera pnevmata mi xeso xoriates!!