Κυριακή, 23 Οκτωβρίου 2011

MAPO: Υποψίες σκανδάλου για πάνω από 700 εκτάρια στη Χιμάρα

Hije skandali mbi 700 ha në Himarë, “posta” Avokatit të Shtetit humbi rrugës
Tiranë Të paktën dy çështje pronësie janë bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Tiranës, pas dyshimeve për përdorimin e praktikave abuzive që kanë mohuar të drejtën e ankimit nga institucionet përkatëse. Të dy rastet e evidentuara, fillimisht janë hetuar në Vlorë, por dosjet janë transferuar drejt njësisë “Task-Forcë” në kryeqytet, pasi dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të AKKP-së, por edhe Postës.
Rastet në fjalë flasin për sipërfaqe të konsiderueshme toke kryesisht në bregdet, të cilat janë kthyer nga ish-Komisionet e Kthimit të Pronës në rrethe, pavarësisht kundërshtive apo pretendimeve për parregullsi në dokumentacion. Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se një nga këto raste i përket njohjes dhe kthimit të një sipërfaqeje prej rreth 700 ha tokë në zonën e Himarës nga Komisioni i Kthimit të Pronave, në vitin 2007. Pasi njihet me këtë vendim, Avokati i Shtetit në Vlorë kundërshton kthimin e kësaj prone, duke paraqitur edhe shkaqet përkatëse. Nëpërmjet postës, Avokatura e Shtetit në Vlorë dërgon ankim pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit në kryeqytet dhe pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por këtu nis edhe “manipulimi” që aktualisht është në proces hetimi nga prokuroria. Të dhënat tregojnë se dy ankimet janë nisur me Postë nga Vlora, por vetëm njëri prej tyre ka mbërritur në Tiranë. I vetmi institucion që ka marrë dijeni për ankimin kundër këtij vendimi është Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, pasi AKKP-ja nuk e ka marrë një shkresë të tillë. Duke qenë se ankimet kanë një afat të përcaktuar, sipas ligjit për rastin në fjalë, pra kthimin e 700 ha tokë në Himarë, vendimi ka marrë formë të prerë. Sipas hetimeve rezulton se pranë zyrave të AKKP-së në Tiranë nuk ka mbërritur asnjë ankesë nga Avokati i Shtetit në Vlorë, pasi në regjistrat e këtij institucioni nuk rezulton të jetë protokolluar asnjë shkresë e tillë. Zyrtarët e Avokatit të Shtetit thonë se ankimet janë nisur në të njëjtën ditë, dhe konfirmohet se Avokatura e Përgjithshme e Shtetit e ka marrë këtë shkresë, ndërsa AKKP-ja jo. Problemi, sipas prokurorisë, komplikohet akoma më shumë pasi zyrtarët e postës kanë deklaruar se sipas një urdhri të drejtorit të Postës, regjistrat që mban ky institucion asgjësohen pas dy vitesh, çka e bën shumë të vështirë gjetjen e përgjegjësisë. Duke qenë se ngjarja që po hetohet ka ndodhur më 2007, prokuroria thotë se bëhet akoma më e vështirë hetimi dhe identifikimi i përgjegjësve për këtë rast. Por ky është një nga dy rastet objekt hetimi, të cilat nisin në qytetin e Vlorës dhe nuk mbërrijnë asnjëherë në zyrat e AKKP-së, çka automatikisht do të thotë se vendimi për njohjen e pronësisë merr formë të prerë. Hetimet për këtë çështje nisën pas shqetësimeve të paraqitura nga përfaqësuesit e Avokatit të Shtetit në Vlorë, të cilët deklaruan se kanë bërë ankim për rastin në fjalë. Por vetëm pak kohë më pas, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Vlorës, ku pretendon se njohja e pronësisë është bërë në mënyrë abuzive. Bollano ka ngritur pretendimin se toka prej 700 hektarësh është përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara. Përfshirja e zyrtarëve të Postës apo Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, së bashku me pretendimet e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, tashmë janë pjesë e një hetimi të nisur nga njësia “Task-Forcë” në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka marrë në pyetje disa persona.
MAPO

2 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

ena apo ta polla pou tha mathoume, elpizoume

Ανώνυμος είπε...

etsi pire kai o keravnos to latomio sti visha , kai tora mougka