Kristi Pinderi
Shqipëria u rendit në 10 destinacionet kryesore turistike për vitin 2011 nga Lonely Planet dhe vendi ka njohur rritje të numrit të turistëve vitet e fundit. Një prej atraksioneve kryesore të Shqipërisë është ajo që quhet Riviera shqiptare një rrip bregdeti i thyer shkëmbor prej 120 kilometrash në rrugën që lidh Vlorën me Sarandën. Por rritja e numrit të turistëve ka sjellë ndërtimin e shumë hoteleve pikërisht përgjatë ëksaj vije bregdetare.
Tashmë nuk ka më shenja idilike të fshatrave të peshkimit apo të plazheve me rërë të izoluara. Hotelet janë ndërtuar direkt në brengedet kudo ku të ketë qenë e mundur, ankohet Dirk, një i huaj që së bashku me të fejuarën e vet zgjodhën Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të tyre turistike pasi lexuan rekomandimin e Lonely Planet. Cifti në fjalë duket se është ngopur me bregdetin dhe kanë vendosur që të eksplorojnë, ashtu sic rekomandon Lonely Planet, interlandin e Shqipërisë.
Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë është dyfishuar që nga viti 2008. Sipas shifrave të deklaruara nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, rreth 2 milion njerëz kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti. Shumica e tyre vjen prej vendeve fqinje, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, por ka dhe një numër substancial të turistëve që vijnë nga Greqia dhe Italia, të cilët preferojnë bregdetin e thyer shqiptar.
Si pasojë e bumit turistik, virtualisht, gati cdo metër bregdet nga Vlora deri në Himarë është zaptuar nga kulla apo ndërtime të tjera betoni. Ndërkohë betonieret në Saranda janë vazhdimisht në punë gjatë orëve të ditës në përpjekje për të dnërtuar sa më shumë shtëpi të lira pushimi. Saranda ka qenë dikur një fshat i bukur peshkatarësh por sot numri i banorëve ka shkuar në rreth 30 mijë, teksa gjatë muajve të verës ai numër trefishohet. Zakonisht hoetelet nuk prenotohen më parë, por njerëzit këtu e dinë fare mirë se turistët vijnë, gjithsesi. Kështu thotë një inxhinier shqiptar i cili është duke përfunduar një bllok pallatesh me një pishinë ekzaktësisht në breg të detit! Ndërtimi i tij duket se është i pajisur me leje ndërtimore, por zakonisht shumica e këtyre lloj lloj ndërtimeve nuk e kanë një leje të tillë. “Autoritetet nuk e ndjekin në kohë situatën për të ndaluar punimet e ndërtimeve pa leje”, thotë ai. Por ndodh që kur autoritetet njoftohen, atëherë ata shkatërrojnë këto ndërtesa që transformohen në mbetje të shëmtuara dhe të frikshme mu në mes të bregut të detit, si dhëmbë të prishura në një gojë të shëndetshme. Por edhe pse rrezikojnë, shumë ndërtues ende nisin punime pa marrë paraprakisht një leje për ndërtimin e tyre.
Rreth 100 kilometra në veri të Sarandës ndodhet fshati kodrinor I Radhimës, I rrethuar nga ullinjtë e ku familja e Avniut ka jetuar për mbi 200 vjet duke u marrë me bujqësi e blegtori. Avniu ka vendosur që sot të merret me dhënien me qëra të dhomave të tij për turistët gjatë verës. “Cdo dhomë”, thotë ai me krenari, “ka një televizor dhe një banjë të vogël”. “Turistët kanë qejf të dinë se si kanë jetuar bujqit dhe blegtroët njëherë e një kohë”, shton vjehrra e Avniut. Në këtë mënyrë, miqtë e interesuar mund të shikojnë dhomat modeste ku familje të tilla kalonin pjesën më të madhe të kohës së tyre dikur.
Për shumë turistë, Radhima është vetëm një vend ndalese për qindra e mijëra turistë të cilët të etur për plazh mezi presin të vizitojnë jugun e Shqipërisë. Më në jug në mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, rruga që ka formën e një zig zagu të jep mundësinë për të parë një pamje përrallore të bregdetit detit poshtë malit të lartë.
Ndërkohë, disa të rinj po përpiqen të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet ende. Tomi Gjikuria drejton një kamping alternativ të vogël në Dhërmi ku turistët flenë në cadra teke poshtë hijes së pemëve. Edhe pse ky kamping ndodhet në një prej plazheve më të lakmuara të Shqiëprisë, dyqani më i afërt me kampingun ndodhet disa kilometra larg.
Greg Deregoëski është gjithashtu I përfshirë në industrinë e turizmit dhe ka hapur një shkollë për zhytje. Ai jeton në Sarandë për motivin më të thjeshtë, pasi sic shprehet vet, atje ka pafund hotele si dhe shumë peshkatarë të papunë të cilët aim und ti punësojë për zhytjet e tij.
Turizmi në Shqipëri? Të huajt kalojnë tranzit
Duke udhëtuar me një autobuz turistësh nga dogana e Muriqanit, drejt Shkodrës, tentoj të memorizoj deri në detaje të gjitha përshkrimet që një guidë shqiptare bën përmes mikrofonit të autobuzit. Bëhet e ditur, gjatë atyre kilometrave të parë të udhëtimit shqiptar të turistëve të huaj që “prekin” tokën tonë, fakti se gjatë komunizmit çdo person që jetonte në kufi me një vend të huaj, duhej medoemos të ishte me një biografi të pastër e të pa “kompromentuar”. Kur u shpjegon turistëve të huaj se kushërinjtë e atyre familjeve që jetonin në fshatra kufitarë si Muriqani, u duhej të merrnin një “vizë” apo leje sa herë u duhej të vizitonin të afërmit që jetonin atje, ndjen vetvetiu se ky fakt ose nuk kuptohet dot nga turistët, ose u duket qesharak, ose u ngjan me një togfjalësh pa kuptim në gjuhën angleze!
Rrugës për në Shkodër, për fat të mirë ka akoma toka të vogla të mbjella, e rreth tyre edhe tufa të vogla delesh, lopësh, apo kafshësh të tjera shtëpiake.
“Oh my God!!! There is a donkey right there!”, bërtet një zonjë nga Nju Jorku brenda autobuzit të turistëve, teksa duke udhëtuar nëpër rrugën nga Muriqani në Shkodër, shikon në të djathtën e vet një gomar të vërtetë që ushqehet në një fushë bujqësore buzë rrugës nacionale, e që nuk ndodhet brenda telave të ndonjë muzeumi! “Më falni që bërtita”, justifikohet zonja, “por i vetmi gomar që kisha parë ishte njëri në një kopsht të vogël zoologjik në Amstërdam, ku kafshë shtëpiake si gomari, delet, cjapi apo dhe kali, rriteshin për t’u ekspozuar para fëmijëve të shkollave”.
“Cfarë janë ato gjërat e çuditshme mbi çatitë e shtëpive”?, guxon të pyesë një zonjë tjetër e moshuar nga Australia! Por, sapo guida shqiptare brenda autobuzit përgjigjet se ato janë depozita që mundësojnë grumbullimin e ujit në mënyrë që njerëzit e shtëpisë të mos kenë mungesa në ujë, një adoleshent i mirëinformuar nga Zelanda e Re, ndërhyn me zë të lartë: “Po Shqipëria është vendi i dytë në Europë për rezerva natyrore ujore, pas Finlandës, e ju nuk vuani nga thatësira shkatërruese, atëherë për çfarë ju duhen ato depozita…”?
Ekziston një sfidë e vërtetë intelektuale, por edhe pragmatiste, mes atyre pak guidave që pranojnë të tregojnë, apo rrëfejnë historinë dhe stilin e jetës së shqiptarëve për turistët e huaj që kalojnë në territorin e Shqipërisë, e që paguajnë minimalisht 6 apo 7 mijë euro, dhe nga ana tjetër, vetë turistëve që kërkojnë të informohen, apo më keq akoma, të konfirmojnë informacionin e tyre rreth Shqipërisë, informacion që e kanë marrë përmes internetit!
I njëjti adoleshent i mirëinformuar në autobuzin e turistëve (lartpërmendur) i cili e dinte se Shqipëria është e superfurnizuar nga natyra me burime ujore, pyet i çuditur se pse autobuzi me të cilin ai po udhëton, nuk po kalon në “Rivierën shqiptare”, pra në rrugën nacionale buzë bregdetit, por po e kapërcen Shqipërinë përmes rrugës nacionale që kalon në Ballsh!
Ka të paktën disa vjet, që nga koha kur rruga e bregdetit ishte ende me asfaltin e vjetër, që agjencitë turistike shqiptare dhe ato të huaja, preferojnë ta “kapërcejnë” Shqipërinë! Të kalojnë mespërmes saj, jo si një vend i mahnitshëm turistik ballkanik e mesdhetar njëkohësisht, por si një vend që thjesht duhet kaluar sa më parë, për të mbërritur pastaj në Greqi… “Kjo është rrugë shumë e keqe”, proteston shoferi i autobuzit të turistëve, një italian nga Bari që e njeh Shqipërinë shumë më mirë se australianët, zelandezët apo kanadezët që mbart në autobuzin e vet! “Rruga e bregdetit është shumë më e bukur, madje më pak e lodhshme se rruga e Ballshit! Të ofron mundësinë të vizitosh Butrintin, pastaj të hash një drekë në qafën e pazarit në Gjirokastër, e pastaj të shkosh në kufi!”, pohon Maurizio, ky shofer italian që punon me agjenci turistike. Një pohim që, në fakt, ngjan më shumë me një protestë…
Asnjë agjenci, qoftë shqiptare, qoftë angleze me qendër në Londër, nuk ka mundur të provojë të qëndrojë më shumë orë në Shqipëri, në atë mënyrë që të shikojë, zbulojë a eksplorojë më të mirën tonë! Që të gjitha, agjenci e qeveri bashkë, preferojnë ta kapërcejnë diagonalisht Shqipërinë, të ikin sa më parë nga ky vend që për ta thjesht lidh Greqinë me Malin e Zi!
Lonely Planet, përsëritet historia…
Gjatë verës, Shekulli ka ndjekur me vëmendje aktivitetin në Shqipëri të Lonely Planet që sugjeroi si një ndër 10 destinacionet kryesore turistike të botës pikërisht Shqipërinë. Së bashku me figurën e aktores shqiptare Eliza Dushku, duket se kjo kompani ka realizuar këtë verë një pjesë të rëndësishme të projektit të saj për Shqipërinë, por shqiptarët vetë, ende nuk janë të qartë se a është paguar kjo kompani për reklamën që i bën vendit tonë nga qeveria dhe taksat e shqiptarëve apo jo? Të bësh reklamë dhe biznes është gjëja më normale, port ë përfitosh nga taksat e qytetarëve për të bërë PR politik, sic janë dhe dyshimet e forta për këtë fakt (në cdo shërbim të Lonely Plant do të ishte këtë verë medoemos në qendër ndonjë politikan afër Berishës), kjo atëherë nuk është më shërbim ndaj vendit, por abuzim. Megjithatë, ajo për të cilën kritikohet më shumë Lonely Planet është fakti se pasi përfiton shuma të majme nga qeveri problematike, reklamon vendet e virgjëra natyrore të vendeve në fjalë duke shkaktuar një dyndje jo cilësore të turistëve, gjë që rezulton në përfundim, jo me rritje të cilësisë së shërbimit por me shkatërrim të mjedisit… Shkrimi i DPA-së e konfirmon më së miri këtë.
Lufta me shifrat vazhdon, por me cilësinë e shërbimit jo!
Sipas raportimeve të fundit zyrtare nga qeveria janë në total 2 milionë e 990 mijë vizitorët gjatë 8 muajve të parë të vitit 2011. Dy milionë e 120 mijë prej tyre janë me nënshtetësi të huaj, ndërsa 870 mijë janë vizitorë shqiptarë jorezidentë. Numrin më të madh të vizitorëve e zënë shtetasit kosovarë me 51%, më pas vijnë ata maqedonas, malazezë, italianë, grekë, gjermanë, amerikanë, etj. Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë qenë vizitorë që kanë qëndruar me netë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjeter janë ditorë dhe tranzit. Rreth 50% e turistëve të huaj vijnë kryesisht në periudhën korrik-gusht. Sfidat e MTKRS janë shpërndarja e turizmit gjatë të gjithë vitit dhe në më shumë zona të vendit. Pra, shfrytëzimi i zonave malore, që përpos Thethit dhe Valbonës, kanë shënuar rritje të ndjeshme. Një objektiv i rëndësishëm për ministrinë është vecanërisht shfrytëzimi i turizmit kulturor.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου