Κυριακή, 29 Μαΐου 2011

Χαμένος στην ανάλυση ο Ντούλες

Μετά την ανάλυση της ''Eνωσης Xειμαρριωτών''  περιμένουμε και την ανάλυση του Ντούλε
Συνέντευξη στην ''Gazeta Shqiptare''
Dule: Humbja në Himarë? S’përjashtohet pakti PD-PS
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se humbja e Vasil Bollanos në Himarë ishte “dështim i taktikave paraelektorale të PBDNJ-së”. Por ai nuk përjashton as ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes dy partive të mëdha për këtë bashki. Dule tha se mbështet protestat popullore për të ndryshuar situatën në vend. Ai propozoi që Presidenti i Republikës të marrë nismën për ngritjen e një qeverie me përbërjen e të gjithë partive, ose qeveri teknike, për t’u hapur rrugën më pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Zoti Dule, si e vlerësoni rezultatin e partisë suaj nga këto zgjedhje?
Së pari do të dëshiroja të thosha se ne mbetemi forca e tretë politike në vend, pas PS-së dhe PD-së, për nga numri i njësive vendore që do të administrohen sërish nga përfaqësuesit tanë dhe kjo nuk mund veçse të na bëjë krenarë. Dua të jem i qartë dhe i hapur se këto zgjedhje na rezervuan një surprizë të pakëndshme, që ishte humbja e paparishikuar në Bashkinë e Himarës.
Pse erdhi kjo humbje?
Jo vetëm për ne, por edhe për median, për kolegët e forcave të tjera politike, fitorja e zotit Bollano konsiderohej e sigurt. Kjo ndoshta qe edhe arsyeja që aktiviteti ynë paraelektoral ishte ai i një fuqie të lehtë, pa një aktivitet intensiv të formave të ndryshme parazgjedhore. Por me sa duket, ana aritmetike nuk na ndihmoi në këtë rast, duke na rezervuar një humbje të ngushtë, por kjo sidoqoftë, në analizën e deritanishme rezulton se është një dështim i taktikave tona paraelektorale, më shumë sesa një humbje politike. Platforma jonë mbetet platforma dominuese në Bashkinë e Himarës. Prioritetet tona janë prioritete të himarjotëve. Jemi forca e parë politike në këtë bashki. Zoti Bollano, pavarësisht se nuk do të jetë më kryetar bashkie, të gjitha gjasat tregojnë se do jetë figura dominuese e jetës politike dhe ne, nga ana jonë do të bëjmë gjithçka, me qëllim që të rehabilitojmë veten tonë në atë terren të humbur gjatë këtyre zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Mos kanë ndikuar në këtë humbje akuzat që i janë bërë zotit Bollano...?
Nuk është se votat partiake ishin në numër më të shumta sesa ato të zotit Bollano si kandidat, por votat e PBDNJ-së në krahasim me partitë e tjera ishin më të shumta dhe ishte grupimi më i madh i këshilltarëve në këshillin bashkiak të Himarës. Rëndësi ka që në Himarë të mbizotërojë konstruktiviteti e racionaliteti. Trashëgimia e zotit Bollano si kryetar është tepër pozitive në tri drejtime kryesore: së pari, në respektimin e identitetit dhe trashëgimisë së atij komuniteti; së dyti, bashkëpunimi me organizatën për sigurinë dhe bashkëpunimi në Evropë në lidhje me regjistrimin e pronave të banorëve të bashkisë së Himarës, por edhe të komunës Lukovë e komunës Aliko, pra i gjithë bregdetit. E treta, është plani urbanistik i zhvillimit të bashkisë së Himarës.
A keni ndonjë dyshim se mund të ketë pasur një pakt të fshehtë mes dy partive kryesore për t’jua marrë Bashkinë e Himarës?
Nuk mund të arrijmë në vlerësime të tilla. Jemi në nisje të një analize, e cila do të përfundojë pasi të jetë mbyllur procesi, sepse janë të gjitha aspektet e nevojshme për të bërë një analizë të mirëfilltë. Sidoqoftë nuk mund të përjashtohen edhe këto bashkëpunime në masën që mund të kenë ekzistuar, por ajo që është e rëndësishme, ne si Parti Bashkimi për të Drejtat e Njeriut marrim të gjitha përgjegjësitë që na takojnë për dështimin e taktikës sonë elektorale në ballafaqimin e 8 majit.
Mos ndoshta jeni penduar që nuk bëtë një marrëveshje me PD-në për sa kohë PS nuk ju mbështeti në këtë bashki, por vuri kandidatin e saj?
Ishim ne, ata që zgjodhën mënyrën e kandidimit, me përgjegjësi të plotë politike. Rrjedhimisht në këtë mes nuk ka vend për argumente nëse do të kishim apo jo me njërën apo tjetrën parti. E ritheksoj, zgjedhjen e mënyrës së kandidimit e bëmë ne.
Zoti Dule, ju jeni aleat politik me PS-në dhe zotin Rama. Si e konsideroni këtë që po ndodh në Kolegj e që ndodhi edhe në KQZ?
Votat tona ishin në Tiranë, edhe për kryetarin, edhe për këshillin bashkiak, për PS-në. PBDNJ, në ndryshim nga shumë forca të tjera politike ka një fizionomi të veçantë, me tiparet e veta dhe nuk është e lehtë përfshirja e saj në koalicione të tilla. Ne përfaqësojmë shtresa me interesa të caktuara. Duhet të jemi në mënyrë sistematike konsekuentë me këto aspekte të profilit tonë, por nga ana tjetër, kjo nuk na pengoi që të japim kontributin tonë si në Tiranë, ashtu edhe në të gjitha njësitë e tjera për fitoren e kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen”.
Zoti Rama është fitues, pavarësisht rezultatit të ngushtë dhe kjo fitore është më e vyer për të gjithë ne dhe me kalimin e kohës ne do t’i servirim publikut dhe ndërkombëtarëve të gjitha makinacionet, nga më të sofistikuarat që u përdorën në Bashkinë e Tiranës për rrëzimin e zotit Rama, të cilin e konsideronin në të njëjtën kohë si rrëzim të të gjithë platformës dhe axhendës politike të opozitës dhe si një tribu të sistemit të thyer politik, hibrid që zoti Berisha po përpiqet të instalojë në vendin tonë. Këto janë gjëra të së ardhmes. Rëndësi ka që zoti Rama është fitues, zoti Berisha është sërish në rolin e grabitësit të një rezultati elektoral. E gjithë kjo i ngjan një loje futbolli, që pas përfundimit të saj insiston që në tabelën e rezultatit të përfshihen edhe ‘golat offsajd’. Kjo është e pamundur për të gjithë ata që e njohin futbollin dhe besoj se kështu do të jetë edhe në politikë, pas vendimeve të instancave të drejtësisë.
Pas raportit të ODIHR-it dhe qëndrimeve të përsëritura të ndërkombëtarëve, ju çfarë mendoni për këto zgjedhje?
Ruaj respektin maksimal, jo vetëm për ODHIR-in, përfaqësues të të cilit kanë bërë të pamundurën nga pozitat e tyre për një proces të drejtë, të barabartë dhe të pakontestueshëm, për asistimin e vazhdueshëm nga SHBA, nga BE dhe nga OSBE, veçse problemi nuk është tek procesi zgjedhor dhe tek hilet e pjesshme që ka tentuar të realizojë deri më sot zoti Berisha. Ne kemi një problem madhor, është përpjekja e vazhdueshme e zotit Berisha për të devijuar sistemin tonë nga shtrati i tij normal, i shtetit të së drejtës sa herë që ky nuk është në shërbim të interesave të tij konjunkturale. Ky është problemi, prandaj beteja jonë, siç e përmenda më lart nuk fillon dhe nuk mbaron me zgjedhjet e 8 majit dhe mbylljen e këtij procesi. Duhet që vendit tonë, për llogarinë tonë, të çdo qytetari, duhet t’i garantojmë të ardhmen evropiane një orë e më parë. Ky zotëri (Berisha) nuk ha hequr dorë nga ndërhyrja në proces, nëse dikur me metoda brutale, sot me metoda kirurgjikale, atje ku duhet, aq sa duhet për të ndryshuar atë që është thelbësor, rezultatin.
A parashikoni acarim të situatës, ashtu siç ngritën edhe shqetësimin eurodeputetët pak ditë më parë?
Nuk do ta dëshiroja, nuk do ta uroja. Ajo që na la një shije shumë të hidhur këto ditë ishte diskutimi për Shqipërinë në komisionin e politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Deri më sot kishim dëgjuar për Bjellorusinë. Por për fatin tonë të keq dëgjuam edhe për vendin tonë, për fajin e kryeministrit që kërkon të qëndrojë në pushtet me votën e vjedhur dhe në çdo veprim të tij ka një synim të vetëm, të përligjë atë qëndrim të paligjshëm. Për ne protesta qytetare, reagimi qytetar, sensibilizimi qytetar janë të domosdoshme jo vetëm në kushtet e anormalitetit të vendit tonë, por edhe në kushtet e funksionimit normal, pavarësisht se cili do të jetë konkluzioni i procesit zgjedhor në Tiranë, duhet që të gjithë të jenë insistues që ndryshimi në vendin tonë të ndodhë sa më shpejt. Ne insistojmë që prej vitit 2009 se kjo qeveri, vetëm në të mirë të vendit dhe të qytetarëve nuk mund të cilësohet as me logjikën aritmetike dhe as logjikën politike se mund të jetë e suksesshme. Ajo funksionon vetëm mbi bazën e logjikës së interesit të ngushtë të zotit Berisha. Rrjedhimisht nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veç ngritjes, me ndërmjetësimin e Presidentit të Republikës ende sa pa i afruar mbarimi i mandatit, (sepse kemi edhe probleme të tjera) të një qeverie të ndërmjetme; mund të jetë qeveri politikanësh të të gjitha grupimeve politike, mund të jetë qeveri teknokratësh, është pa ndonjë rëndësi të veçantë, e cila do të stabilizojë situatën, do t’i hyjë me themel reformës zgjedhore, duke na dhënë një sistem të përshtatshëm për Shqipërinë, funksional nga këndvështrimi i demokracisë dhe i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta dhe një ballafaqim të ri zgjedhor, i cili më në fund do të na fusë në rrugën e reformave të thella të gjithanshme për të fituar sadopak nga koha e humbur. Ishte shumë e thellë, shumë e rëndë në përmbajtje fraza “një tjetër shans i humbur për Shqipërinë, zgjedhjet e 8 majit”. Sa shanse do të na jepen në të ardhmen? Kjo varet nga të tjerët. Nga ne varet që në rastin më të keq të mos i humbasim, në rastin më të mirë t’i shfrytëzojmë ata maksimalisht.

3 σχόλια:

ΑΝωνυμος είπε...

Να έκανες και μια μερτάφραση, ή να την έπαιρνες από άλλο μπλογκ που ήδη την έχει.... τι καλά που θα ήταν για τους χιμαραίους που δεν γνωρίζουν αλβανικά....!
Παρεμπιπτόντως,΄έχεις χαθεί, ακόμα δεν κανόνισες τις απολαβές του αγόνα σου?!

East είπε...

Ακολουθούμε λάθος πολιτική στην Αλβανία. Δεν είναι Έλληνες μόνο οι Ελληνόφωνοι.

Οι “Αλβανοί” είναι εξισλαμισμένοι Αρβανιτόφωνοι Ρωμιοί.

Οι Αρβανιτόφωνοι προέρχονται από μίξη Ελληνόφωνων και Βλαχόφωνων(=Λατινόφωνων) Ρωμιών.

Τα αρβανίτικα, που έως πρόσφατα δεν ήταν καν γραπτή γλώσσα και που αποτελούν την επίσημη γλώσσα της Αλβανίας, είναι 50% Λατινικά 30% Αρχαία Ελληνικά και 20% άλλες προσμίξεις.

Οι Αρβανιτόφωνοι είναι συστατικό στοιχείο του Ελληνισμού, και τα Αρβανίτικα είναι Ελληνική διάλεκτος.

Το ίδιο ισχύει και για τους λατινόφωνους και τα λατινικά. Tα λατινικά είναι Αρχαία Ελληνική διάλεκτος και η Ρώμη ήταν Ελληνική πόλη και ζωντανό παράδειγμα Ελλήνων Λατινόφωνων είναι οι Βλάχοι.

Η “Αλβανία” είναι τεχνητό δημιούργημα των Δυτικών για να διασπάσουν την Ρωμιοσύνη.

Τεχνητό δημιούργημα που τώρα καταρρέει διότι οι “Αλβανοί” ξαναγίνονται Ορθόδοξοι και Έλληνες.

Ο λόγος που επανελληνοποιούνται μαζικά οι “Αλβανοί” είναι ότι ερχόμενοι στην Ελλάδα μετά το 1990, βρέθηκαν σε μία απίστευτη “έκπληξη”: Μεγάλο μέρος των Ελλήνων μιλούσε ίδια γλώσσα με αυτούς, όμως ήταν Ορθόδοξοι και ΕΛΛΗΝΑΡΕΣ!

Η Ελλάδα πρέπει να επανελληνοποιήσει μαζικά τους Αλβανούς, διαδίδοντας την Ορθοδοξία, και χορηγώντας υπηκοότητα σε όποιον Ορθόδοξο κάτοικο της Αλβανίας θέλει να ξαναγίνει Έλληνας.

Τα ίδια ισχύουν και για τους Βλαχόφωνους της Αλβανίας, αλλά και για τους Τσιγγάνους-ΡΟΜ(Ρωμιοί).

Η Ελλάδα δεν πρέπει να δίνει υπηκοότητα στους Μουσουλμάνους Αλβανούς, αλλά μόνο στους Ορθόδοξους που θέλουν να ξαναγίνουν Έλληνες(Οι Μουσουλμάνοι Αλβανοί είναι ευπρόσδεκτοι για εργασία-τουρισμό-σπουδές-οικονομική συνεργασία). Και δεν πρέπει να δίνει μόνο υπηκοότητα, αλλά και ιθαγένεια, ώστε να αφομοιωθούν πλήρως και να μην αισθάνονται ως μειονότητα.

Ανώνυμος είπε...

ahahahah i ellines kathe xrono alazune istoria pos k pos na apokripsune thn alithia i arvanites to 1821 i arvanites sthn sicelia pou exune dikeomata na ftiaksune k alvanika skolia giati i ellada d to paradexete? giati pada i ellada exi arnitiki politiki apenadi ths alvanias? giati i ellada to 1992 1994 1996 d ipograpse thn voithia apo thn evropaiki enosi giati i ellada ipograpse thn telefteia gia na mbi i alvania sto nato k me andalagma gia na gini mia simfonia gia na pari thn misi adriatikh. giati i ellada gia na mbi i alvania sthn evropaiki enosi zitaei na ginune i ipografes sthn alvania me vasi thriskias? giati i ellada i ellliniki eklisia lei osi alvani orthodoksi einai ellines. giati i ellada to xerotero apo olla lei otan o milosevits skotone alvanus sto topo tous sto kosovo i elliniki eklisia tous e lege skotonume myslimanus einai teroristes enia sas k tha ta dite mbrosta sas emis sas elefterosame to 1821 emis tha sas thafsume pali. d alazete esys