Σάββατο 26 Νοεμβρίου 2011

Στεφάν Τσίπα : Οι Άγιοι Σαράντα καταστρέφονται από τους δικαστές! (video)

Αγ.Σαράντα 1989 και σήμερα
'' Οι Άγιοι Σαράντα κινδυνεύουν  να σβήσουν  από τον  τουριστικό χάρτη   αν συνεχίσει να βαραίνει και να νομιμοποιείται  αυτή η κατάσταση.Την ανησυχία αυτή εκφράζουν και  οι πολίτες που όχι μόνο δεν αγοράζουν νέα  διαμερίσματα στις  παράνομες και τρομακτικές πολυκατοικίες  αλλά  και εκείνοι που έχουν αγοράσει  επιδιώκουν να τα πουλήσουν, συμπεριλαμβανομένων και των αλλοδαπών, " λέει ο δήμαρχος S.Cipa
“Saranda po shkatërrohet nga gjyqtarët”
Stefan Çipa akuzon gjyqësorin për korrupsion: Po legalizojnë masakrën urbane në qytet


Denoncimet që Bashkia e Sarandës ka bërë në pushtetin gjyqësor për shumëkatëshe të paligjshme apo për mbushjet e detit që vazhdojnë, në këto njëqind ditë janë duke prekur shifrën e njëqind të tillave. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, e ka cilësuar dje terror urban atë që po ndodh me dy qëndrime, të cilat kanë pozicionuar përballë njëri-tjetrit dy institucione. Bashkia denoncon, ndërsa gjykata legjitimon, duke krijuar një pamundësi dhe një handikap për t’i vënë bazë ligjore shkatërrimit. Nismës sonë “Prishim betone, mbjellim lule”, i përgjigjen me të kundërtën dhjetëra firma që ngrenë pallate mbi zonën arkeologjike A, mbi zona të gjelbra apo krijojnë gadishuj duke mbushur detin dhe në finale sigurojnë edhe mbështetjen e njerëzve të korruptuar të drejtësisë”, është shprehur Çipa për mediat. Në kërkesën e vet për të siguruar mbështetjen e instancave më të larta të shtetit, apeli i tij i ka ngjarë sinjalit SOS për Sarandën turistike. “Saranda është në rrezik për t’u shuar nga harta turistike, nëse vazhdon të rëndohet e të legjitimohet kjo situatë”, u shpreh me ndjeshmëri dhe revoltë Çipa. Në vështrimin e tij, ky alarm shprehet edhe te qytetarët, të cilët jo vetëm nuk blejnë apartamente në pallatet e frikshme e të paligjshme, por edhe ata që kanë blerë dikur, sipas tij, kërkojnë t’i shesin ato, përfshi edhe të huajt. Arsyeja: u ka dalë përpara një shumëkatësh më i lartë, që u ka zënë pamjen, apo është mbushur deti përballë tyre, ku pritet të mbijnë kullat.

Çipa ka shprehur indinjatën dhe denoncimin për disa vendime gjyqësore, disa edhe të formës së prerë, që i kanë quajtur të ligjshme ndërtimet dhe lejet e dhëna në kundërshtim me ligjin, mbi zona të gjelbra, zona arkeologjike apo që nuk respektojnë kondicionet urbane. Kjo, pasi gjyqtarët, shprehet Çipa, gjejnë germa të ndryshme në ligj për të favorizuar shkatërrimtarët. Për ta shndërruar në përgjegjësi këtë reagim, Çipa thotë se u është drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë e Drejtësisë, KLD-së, KRTRSH-së dhe autoritetit të Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe institucioneve të linjës. Në to ai kërkon të inspektojnë vendimet që ai i quan vrasëse, për të ndjekur dhe hetuar procedurat ligjore të këtyre akteve, që ai i cilëson akte të pastra të terrorizmit urban në Sarandë.

Çipa është shprehur i vendosur se institucioni i bashkisë do të bëjë rezistencë të pakthyeshme në mbrojtje të sipërfaqeve të gjelbra, të mjediseve që janë për qytetarët dhe për të vënë para ndëshkimit ligjor gjithë abuzuesit. Këtë ai ua ka bërë të ditur edhe sipërmarrësve dhe uzurpuesve, që, sipas tij, kanë mbështetje nga burokracia qendrore dhe falë kësaj, vijojnë të sulmojnë atë çka ka mbetur pa u shëmtuar nga mjedisi urban i qytetit.

“U kërkoj personaliteteve dhe institucioneve që kanë marrë denoncimet e mia, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Sarandë, që me kompetencat që u jep ligji të vënë në lëvizje strukturat vartëse për të shpëtuar Sarandën. Saranda është në rrezik, nga shkatërrimi urban që mund ta shuajë si qytet turistik”, shprehet kreu i bashkisë, Çipa, në komunikimin e tij me mediat. “Kjo është sfida ime dhe jam më i vendosur se kurrë të përballem”, ka qenë përgjigjja e tij, ndaj pyetjes nëse ka marrë parasysh kostot. Ai tha se nuk do të lejohet që një pjesë të kënaqin babëzinë e pasurimit dhe një pjesë e qytetarëve të mallkojnë veten që janë në këtë qytet apo të kërkojnë të ikin prej tij”.
SHQIP

3 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

natos o DIMARXOS!

Ανώνυμος είπε...

To vlepw se 10xronia edw.Dimarxos tha einai o tade kai i kampania tha legetai SOS Ximara!
ksypniste den einai makria

Ανώνυμος είπε...

aftos eitan gia Xeimarra, legy STOP stys xenus, eno Bollano-Goro, thelounae tyn Xeimarra mia nea Agio Saranda, apo 12000 kaitkus Xeimareous se 50 000 alvani, emenees polikatixies mesa styn Xeimarra.