Δευτέρα 14 Νοεμβρίου 2011

Ιστορίες συνωμοσίας και ηρωισμού

NIKOLLAQ NERANXI
 Mënjanimi i Goros si riciklim i Bollanos
Ne shqiptarët e kemi shumë për zemër pyetjen “Je i majtë apo i djathtë?”, ndërkohë që përgjigjja më e mirë do ishte “Jam me ata që më garantojnë një jetë më të mirë”. Pikërisht duke e varur cilësinë e jetës nga politika, askush nuk mund të mbetet indiferent ndaj saj. Si njeri i biznesit, edhe këtë pjesë e shoh të lidhur ngushtë me ligjet universale të tregut. Pra, unë mbështes ofertën më të mirë në treg, në rastin në fjalë “në tregun politik”.
Dhe pa dyshim, që të vlerësoj një ofertë, më duhet ta krahasoj me një tjetër, sepse alternativat na bindin se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Në këtë kuptim, Kongresin e PS-së, i mbajtur pak ditë më parë, e ndoqa me shumë interes që të vlerësoja ofertën e re të të majtëve e më pas të reflektoja mbi zgjedhjen. Mirëpo zhgënjimin e parë e mora shumë më shpejt nga ç’e kisha imagjinuar. Në shtyp u pasqyruan emrat e zgjedhur në Asamble, duke evidentuar kryesisht emrat e rinj, disa prej të cilëve madje ishin edhe surprizë. Personalisht mbeta tërësisht i befasuar dhe pafundësisht i zhgënjyer për një emër që mbeti jashtë listës së anëtarëve të kësaj Asambleje. E kam fjalën për kryetarin aktual të Bashkisë së Himarës, Gjergji Goron, i cili u fut në listën e kandidaturave në minutat e fundit, për t’u skualifikuar paturpësisht gjasme me votim të ndershëm. Them gjasme, sepse as që mund ta çoj nëpër mend se ata 1500 anëtarë që votuan në Kongres, nuk e kanë preferuar kandidaturën e Gjergji Goros. Gjithsesi, për të gjithë ata që e kanë memorien të shkurtër, dua t’ju kujtoj se ishte zgjedhja e Goros më 8 maj, superlajmi i të gjithë atij procesi zgjedhor. I madh e i vogël, verior apo jugor, i djathë apo i majtë, të gjithë gëzuan për fitoren e tij dhe kjo për dy arsye; e para, se në krye të Bashkisë u zgjodh një intelektual i kompletuar, i cili shihej si shpresë për ndryshimet e shumëpritura dhe arsyeja e dytë, se fitorja e Goros shënoi fundin e epokës famëkeqe të Bollanos, i cili prej dy mandatesh mbante peng Himarën. Pa dyshim të mundësh një njeri që jo vetëm kishte shkelur hapur ligjet e këtij vendi, por kishte bërë shpesh dhe deklarata antikombëtare, e bëri këtë fitore akoma më domethënëse. Zgjedhja e Goros në mënyrë të natyrshme fitoi një simbolikë të veçantë, sidomos për të gjithë patriotët e këtij vendi, të cilët në zemrat e tyre nuk kanë një atdhe rezervë. Por edhe për PS-në që e kishte kandidatin e saj, benefitet ishin të jashtëzakonshme, u vlerësua sidomos gjesti domethënës i distancimit nga aleati i tij PBDNJ vetëm për Himarën, në mënyrë që të mos mbështeste Bollanon.
Le të vijmë në zhvillimet e fundit dhe të përpiqemi të kuptojmë më mirë se si ka mundësi që Goro, i cili i dha kaq shumë krenari PS-së, papritur nuk votohet në Kongres. Mos vallë socialistët nuk e meritojnë një njeri me kaq atribute si Goro? Mos vallë ajo që ndodhi më 8 maj në Himarë paska qenë një rastësi apo “aksident” dhe jo një strategji e mirëmenduar nga krerët e PS-së? Unë nuk dua të paragjykoj asnjërin nga të zgjedhurit e Asamblesë së PS-së në këtë Kongres, dhe nuk u heq asnjë presje vlerave që secili prej tyre mund të ketë, por ama vështirë të besoj se ndonjëri prej tyre mund të ketë kaluar në sprova aq delikate e të vështira sa Goro. Gjatë kohës së fushatës, por edhe në ditën e votimeve, ne kemi parë me zë e figurë se çfarë presioni psikologjik ushtrohej në Himarë nga deputetë ekstremistë grekë, të cilët së bashku me truprojat e tyre kapardiseshin nëpër Spile, duke ushtruar dhunë psikologjike mbi popullin, i cili duhej me zor të votonte Bollanon. Një fushatë është në vetvete mjaft e vështirë dhe e komplikuar, sepse të bindësh një komunitet se je ti personi i duhur, nuk është e lehtë, por imagjinoni që kësaj t’i shtohen edhe komplikacione si ky që përmenda më lart, por edhe mjaft të ngjashme me të. Prandaj dhe nuk mund të bëhem budalla me zor e të besoj se Goro nuk pati votat e duhura, sepse jam i bindur se socialistët që mendojnë si unë, në atë sallë Kongresi kanë qenë të shumtë. Por klanet ekstremiste brenda PS-së u angazhuan që Goros t’ia zbehnin shkëlqimin e 8 majit me çdo kusht. Kjo sepse dikush tjetër nga ajo zonë duhet të fillojë të promovohet më shumë se ai. Dhe, meqë unë besoj se në radhët e socialistëve ka shumë individë të ndershëm, nuk kam se si të mos i bëj me dije sidomos ata, por dhe mbarë publikun, se së shpejti do të fillojë një angazhim serioz për të ricikluar Bollanon, dhe kësaj here si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013. Me sa duket, kësaj radhe Dule është treguar më i “zoti”, përderisa ka arritur të bindë Ramën që Bollano është emri i duhur jo vetëm për partinë e tij, por edhe për t’u mbështetur nga socialistët. Por duket se kanë bërë ca llogari gabim, sepse po flasim për zgjedhjet e përgjithshme që vijnë për një vit e gjysmë, jo mbas 1000 vjetësh dhe deri atëherë nuk besoj se do ketë shqiptar që të mos kujtojë se cili është ai individ që po përkrahet nga një parti e cila pretendon të vijë në pushtet, duke na dërguar një njeri para së gjithash antishqiptar, që të na përfaqësojë në parlament, në atë institucion të shenjtë. Kështu, ata do të dalin para himarjotëve me një kandidat surprizë, madje mund të kërkojnë edhe falje që nuk ishin me të në zgjedhjet lokale, por që tani i kanë rezervuar një të ardhme më të mirë. Se në shërbim të kujt do jetë ai, besoj nuk do ketë nevojë ta shpjegojnë, sepse ajo dihet tashmë, por në shërbim të atij komuniteti, kurrsesi jo. Prandaj dhe mënjanimi i Goros në këto zgjedhje është shumë më i thellë nga ç’duket dhe zhgënjimi për mosmirënjohjen e kulisat që po përgatiten, ka të njëjtën përmasë sa gëzimi kur ai u shpall fitues më 8 maj. Duke mënjanuar Goron, ky kongres ofendoi dhe injoroi gjithë komunitetin e himarjotëve, të cilët i gëzohen çdo ditë zgjedhjes së tij si një njeri punëtor dhe eficient dhe mbi të gjitha si një kryebashkiak i ndershëm dhe me sjellje normale kundrejt komunitetit.
Besoj se të gjitha arsyet që përmenda më lart, janë më se të mjaftueshme, që ofertën e re të sapohedhur në treg nga PS-ja, ta shoh me shumë skepticizëm. Përtej katër kolanave të atij programi të dizajnuar me shije piktori me ngjyra të ngrohta lejla, të verdha e portokalli, përtej premtimit për një rilindje shqiptare, unë shoh rilindjen e disa fantazmave të së kaluarës së afërt, të pikturuar me ngjyrat domethënëse blu dhe te bardhë. Ofertat mbi të cilat duhet të reflektojmë e më pas të vendosim, duhet të kenë një cilësi kryesore, për të cilën besoj asnjë qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi nuk mund të negociojë. Para se të jetë e majtë apo e djathte, kjo ofertë në radhë të parë duhet të jetë thellësisht kombëtare, më pas vijnë të tjerat. Historia 100- vjeçare e shtetit shqiptar na ka mësuar një gjë shumë të rëndësishme; sado joshëse të jenë disa marrëveshje apo kompromise, nëse ato bëhen në kurriz të interesave të vendit, janë të destinuara të dështojnë me turp. Shpresoj të mos ndodhë kështu kësaj here, ndërkohë që në vesh më tingëllon akoma shprehja e Faik Konicës, i cili thoshte se “Shqipërinë e krijoi Zoti, e ndihmoi rastësia dhe po e shkatërron politika”. Do Zoti, historia nuk do i japë të drejtë kësaj here.
LINK

5 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

ότι να ναι!
επειδή έχει λεφτά μπορεί να λέει και ότι θέλει .
απλά δεν ξέρει τι του γίνετε του Νικολάκη!

Ανώνυμος είπε...

Jam dakort me Neranxin, por vetem ne nje pike jo. Qe ende mendon se shpetimi i Himares, jane partite politike ne Shqiperi. Ne te kundert, mohon veten kur edhe ai ishte politikan me partine me te shplare nga korrupsioni ne Shqiperi dhe qe e qelluan per vdekje dhe ndjekje penale, vetem se u prishte pune nje himariot, edhe pse torten me te madhe, ndermarja e tij, ja dedikoi pavaresise se Kosoves. Ceshtja eshte politikane ta kalibrit Bollano, si te nxirren ne pension, nga vete himariotet jo me ndihmen e shqiptareve, pasi ai eshte shembelltyra e maskallarekut te himariotit, qe krijoi nje bande me emrin e Omonia, ne Himare dhe qe flirtonte me Berishen dhe tashti me Socialistet sipas Neranxit, ne emrin e Hellenizmit. por kusuret do ti haje ky tjetri Goro, ne se nuk e denoncon "Mbretin Bollano" por e mbron me te njejtat parime dhe modele, ate te anti himariotit historik.

Stefo Kiparoi

neranxi είπε...

kala megalos malakas aytos telika.

Ανώνυμος είπε...

stefo apo to qiparo ai gamisou re malaka

Ανώνυμος είπε...

den psitevo se prazy o Stefos, ala ta llogia tou den se aresiunae, ajde gamisou, Xeretimata tou Bollano travai Xhip Tora!