Τετάρτη 20 Απριλίου 2011

JORGO GORO: Himara, s’do shënojë incidente në zgjedhjet e 8 Majit

Në një intervistë dhënë për “ABC NEWS” nga kryeqyteti grek, Athina, Goro tha se është i bindur për fitoren në përballjen elektorale

Kandidati i koaliconit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”, për Bashkinë e Himarës, është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 8 Majit nuk do të ketë incidente në këtë njësi lokale. 

Në një intervistë dhënë për “ABC NEWS” nga kryeqyteti grek, Athina, Goro tha se është i bindur për fitoren në përballjen elektorale. 

Ai mbështetet në programin dhe alternativën që ai prezanton.

Ndërkaq, Goro ka qenë këto ditë në Greqi, ku ka emigruar një pjesë mjaft e konsiderueshme e komunitetit himariot.

Në takimin kryesor elektoral, të zhvilluar në Athinë, Goro ka theksuar pas 8 Majit, Himara nuk do të shihet më si një tokë konfliktesh mes disa përfaqësuesve të minoritetit dhe gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. 

Por se Himara do të rikthehet në vendin e saj sa i takon turizmit, duke u bërë mbretëresha e rivierës Joniane, ka thënë kandidati për kreun e bashkisë së Himarës.

2 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

PO PO.SDO SHENOHEN .NA LAVE ME GIAK 2003.AIMA ELLHNIKO

Ανώνυμος είπε...

Z. Goro shprehet se nuk do te kete incidente me 8 Maj por a i kujtohen Z. Goro ne zgjdhjet e 2003 se cfare incidentetesh vete ai shkaktoi ne Dhermi?? Po, Z. Goro ne 2003 solli forcat e armatosura ne Dhermi per te manipuluar zgjedhjet. Ate dite tmeri Dherminjasit nuk do ta harrojne kurre, kurre. Pse Z. Goro nuk e merr guximin te shkoj ne Dhermi; pyeteni pak a ka shkuar ne Dhermi per fushate elektorale? JO pergjigja eshte JO sepse asnje Dherminjas nuk e pranon kete "kriminel" edhe tradhetare ne shpi dhe as ne fshatin e tij.Ky eshte Z. Goro qe na paraqitet ne media si nje njeri i cili na siguron qetesin edhe paqen gjate zgjedhjeve por ne te vertetet planet e tij jane "kriminale".