Τρίτη 29 Νοεμβρίου 2011

Συνέντευξη του Έλληνα Πρέσβη στα Τίρανα στο περιοδικό KLAN

Οι σχέσεις μεταξύ Τιράνων και Αθήνων. Η οικονομική κρίση και οι  συνέπειές της στην Αλβανία. Η απογραφή  και ο θόρυβος  που εδημιουργήθη .  Η Ελληνική Μειονότητα  ,οι  Αλβανοί μετανάστες και η ένταξη της Αλβανίας στην ΕΕ.
Nga Genc Mlloja
Nuk është një intervistë e zakonshme kjo me ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë. Mirësjellja e tij për t’u përgjigjur, u shoqërua edhe me një vizitë në mjediset e revistës Klan, gazetës Albanian Daily News dhe radios NRG, ku diplomati që prej tre vitesh shërben në kryeqytetin shqiptar, u njoh nga afër me stafin dhe punën e mediave tona. Një konkluzion spikat ndër të tjerët: Dy popujt tanë janë më të afërtit e më të ngjashmit në Ballkan. Ndaj dhe keqkuptimet mes nesh janë si ato mes njerëzish që gëzojnë e vuajnë njësoj. Prandaj duhen tejkaluar.
-Zoti Ambasador, si do ta vlerësonit nivelin aktual të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë? Duket se ka një “pauzë” sa i përket shkëmbimit të vizitave dypalëshe, përveç vizitës së ekspertëve lidhur me marrëveshjen e ujërave, anullimi i së cilës nga Shqipëria shkaktoi nervozizëm në Athinë… 
Marrëdhëniet greko-shqiptare kanë qenë gjithnjë prioritet i politikës së jashtme të Greqisë. Ato janë ndikuar nga historia dhe gjeografia, të dy këta faktorë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, e po ashtu nga zgjedhje kyçe politike. Këto marrëdhënie gjithashtu reflektojnë një realitet: Ngritjen e Shqipërisë dhe elementit shqiptar në përgjithësi, si një faktor i rëndësishëm në arkitekturën e re të Ballkanit dhe në integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike. Në këtë kontekst, marrëdhëniet tona dypalëshe mbeten dinamike, edhe pse nuk kanë ndjekur gjithnjë një kurs linear e njëdimensional. Megjithatë, këto ulje-ngritje nuk devijojnë nga objektivat tona kryesore: Stabiliteti, paqja, zhvillimi ekonomik dhe përfundimi i rrugës europiane të Shqipërisë të cilën, siç e dini, ne e mbështesim vendosmërisht. Marrëveshja e delimitimit të zonave detare mes dy vendeve mbetet natyrisht, për t’u zgjidhur, dhe gjasat janë që të tjera marrëveshje të dalin përpara me kalimin e kohës (siç janë ato për negociatat e anëtarësimit, fjala vjen).
Në këtë kuptim, sigurisht që vizitat dypalëshe janë të rëndësishme, me kusht që ato të kenë objektiva të qarta. Nga ana tjetër, është fakt që janë kryer takime e bisedime të nivelit të lartë, por më e rëndësishme për mua është të siguroj që gjërat të lëvizin dhe të kem rezultate konkrete në punën time. E nga kjo pikëpamje, do t’ju siguroja se ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe intensive mes ministrive dhe ambasadave respektive, si në Tiranë dhe Athinë. Ndonjë vonesë nuk duhet parë si provë apo pasojë e hapave prapa në bashkëpunimin dypalësh, por përkundrazi, si një pikënisje për forcimin dhe rigjallërimin e tyre. Për më tepër unë besoj fort se ndërsa Shqipëria përparon drejt destinacionit europian, marëdhëniet tona do shohin veç përmirësim drejt nivelit ku meritojnë të jenë, larg nga tema dhe koncepte të vjetra dhe kundër-produktive.
-A ka patur ndonjë moment kur jeni ndjerë keq gjatë mandatit tuaj në Shqipëri, dhe kur keni përjetuar kënaqësi për ndonjë arritje, për festimin e së cilës të keni ftuar miqtë për të trokitur gotat?
Kam ardhur në Tiranë në qershor 2008 dhe deri tani nuk jam ndjerë asnjëherë ngushtë. Padyshim, gjatë qëndrimit tim këtu jam dëshmitar i një volumi të madh punësh, pasi një sërë çështjesh që prisnin zgjidhje u vunë në vijë. Pra nga këndvështrimi profesional, balanca është pozitive.
Në nivel personal, nuk jam ndjerë kurrë i huaj këtu. Qëndrimi im në Shqipëri ka qenë i këndshëm dhe ajo që ka më shumë rëndësi, më ka dhënë mundësinë ta njoh më mirë vendin. Sidoqoftë, me raste duhet ta pranoj se ngarkesa e punës është mjaft e rëndë. Natyrisht që ekzsitojnë ende shumë çështje delikate. Gjendja aktuale kërkon nga të dyja palët, një këndvështrim më krijues dhe me sens praktik. Duhet t’i japim prioritet përmirësimit të imazhit publik që kemi për njëri-tjetrin, që në disa raste është i shfytyruar. Besoj vendosmërisht se perceptimi i saktë i problemeve, shoqëruar me largimin nga sentimentalizmat e dyshimet sterile, do t’i lehtësonin goxha përpjekjet tona për mirëkuptim reciprok. Në disa raste jam çuditur me mënyrën sesi janë prezantuar disa çështje, sesi janë politizuar në mënyrë të paarsyeshme apo janë paraqitur si konspiracione ku qenkëshin përfshirë armiq imagjinarë. Për mua është një sfidë e vërtetë të merrem me këto dukuri. Por më lejoni të pohoj edhe një herë se përvoja ime këtu është pozitive dhe përpjekjet ja kanë vlejtur.
-A mendoni se kriza ekonomike globale që goditi keqaz Greqinë, do të prekë edhe Shqipërinë, duke pasur parasysh praninë e madhe greke në shumë sektorë, përfshirë sistemin bankar? 
Greqia po përjeton një krizë ekonomike që në mënyrë të pashmangshme ka lënë pasoja në shumë fusha të jetës publike. Ajo lidhet drejtpëdrejt me krizën që po torturon krejt Europën. Disa ekspertë argumentojnë se kjo krizë e ka rrënjën tek mënyra sesi është konceptuar eurozona, të tjerë e lidhin me gabimet në nivel kombëtar. Në këndvështrimin tim, të dyja argumentet janë të vlefshme, përderisa në një ekonomi globale, izolimi është i paimagjinueshëm dhe proteksionizmi nuk është më opsion. Për pasojë, asnjë ekonomi nuk mund të jetë e mbrojtur. Rrjedhimisht kjo vlen edhe për Shqipërinë, për më tepër që partnerët e saj kryesorë ekonomikë janë vende europiane të prekura nga kriza. Nuk mund të analizojmë gjerësisht këtu, madhësinë dhe intensitetin e pasojave që do ketë ekonomia shqiptare, por duhet thënë që ato lidhen pashmangërisht me modelin e rritjes ekonomike të vendit, fjala vjen me balancën mes konsumit dhe investimeve, rolin që luajnë prurjet e emigrantëve etj. Një gjë megjithatë është e sigurtë: Për të tejkaluar krizën, kërkohen përpjekje të përbashkëta dhe solidaritet. Më konkretisht, kur flasim për praninë greke në sektorin bankar shqiptar, dua t’u siguroj se nuk ekziston asnjë rrezik. Autoritetet mbikqyrëse shqiptare, e para Banka e Shqipërisë, monitorojnë nga afër bankat dhe u kërkojnë atyre zbatimin e standardeverejt Europën. Disa ekspertë argumentojnë se kjo krizë e ka rrënjën tek mënyra sesi është konceptuar eurozona, të tjerë e lidhin me gabimet në nivel kombëtar. Në këndvështrimin tim, të dyja argumentet janë të vlefshme, përderisa në një ekonomi globale, izolimi është i paimagjinueshëm dhe proteksionizmi nuk është më opsion. Për pasojë, asnjë ekonomi nuk mund të jetë e mbrojtur. Rrjedhimisht kjo vlen edhe për Shqipërinë, për më tepër që partnerët e saj kryesorë ekonomikë janë vende europiane të prekura nga kriza. Nuk mund të analizojmë gjerësisht këtu, madhësinë dhe intensitetin e pasojave që do ketë ekonomia shqiptare, por duhet thënë që ato lidhen pashmangërisht me modelin e rritjes ekonomike të vendit, fjala vjen me balancën mes konsumit dhe investimeve, rolin që luajnë prurjet e emigrantëve etj. Një gjë megjithatë është e sigurtë: Për të tejkaluar krizën, kërkohen përpjekje të përbashkëta dhe solidaritet. Më konkretisht, kur flasim për praninë greke në sektorin bankar shqiptar, dua t’u siguroj se nuk ekziston asnjë rrezik. Autoritetet mbikqyrëse shqiptare, e para Banka e Shqipërisë, monitorojnë nga afër bankat dhe u kërkojnë atyre zbatimin e standardeve strikte. Në të njëjtën kohë, Banka e Greqisë në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Qëndrore Europiane, merr të gjithë masat e nevojshme për të siguruar që bankat mëmë të marrin mbështetjen e duhur gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në këtë pikë, dua të theksoj faktin që kursimet e njerëzve janë absolutisht të sigurta dhe bankat greke do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet profesionale të cilësisë së lartë, si ndaj qytetarëve, edhe ndaj kompanive që veprojnë në vend. E së fundi, por jo më pak e rëndësishme, një numër kompanish të mëdha greke kanë besim tek ky vend dhe ushtrojnë aktivitet këtu, duke ofruar vende të reja pune dhe duke kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.
-Në Shqipëri përfundoi procesi i censusit. Pjesë e zhurmës që e shoqëroi atë, ishte edhe çështja e minoritetit grek. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky regjistrim, veçanërisht lidhur me minoritetin? 
Censusi është një mjet thelbësor në përcaktimin e përbërjes së popullsisë së një vendi. Pa një census të bazuar në kritere specifike dhe standarde të rrepta, nuk është e mundur as mbledhja e të dhënave të besueshme, as planifikimi i saktë i politikave qeverisëse. Nuk arrij pra, t’i kuptoj arsyet pas kësaj zhurme që kemi parë të gjithë, pas sajimit të ndërhyrjeve të jashtme dhe argumenteve që u bërtitën. Të gjitha këto, jo vetëm që penguan realizimin e qëllimit, por njëherësh injoruan realitetin dhe hodhën dritë jo të mirë ndaj aspekteve kaq pozitive të vendit, si tolerance fetare dhe ekzistenca e minoriteteve. Këto çështje, së bashku me të drejtën e vetëpërcaktimit të lirë të njerëzve që morrën pjesë në census, janë të përfshira qartë në vlerat dhe parimet e strukturave europiane.
-Si ndiheni kur përfaqësues të minoritetit grek vijnë tek ju dhe ankohen për qeverinë, ndoshta për kryeministrin Berisha apo politikanë të tjerë, lidhur me të drejtat e tyre, çështjet e pronësisë etj?
Sado e çuditshme t’ju duket, kur përfaqësuesit e minoritetit flasin me mua për çështjet e problemet e tyre, rrallë përmendin emra të përveçëm politikanësh apo partish politike. Zakonisht flasin për qëndrimet negative e të dyshimta ndaj tyre, që ekzistojnë ende. Më lejoni të theksoj këtu se situata aktuale nuk mund të krahasohet me të kaluarën e afërt. Në thelb, ne sot jemi të shqetësuar për respektimin e të drejtave të minoritetit dhe trajtimin pa diskriminim të këtyre njerëzve. Tek e fundit, edhe ata janë shtetas shqiptarë me po ato të drejta e detyrime si gjithë të tjerët. Çdo këndvështrim tjetër është keqdashës, u shërben interesave të fshehta dhe tek e fundit, ngre tensionet. Kësisoj, kur takoj përfaqësues të minoritetit grek dhe ata më përshkruajnë një problem, ndihem i detyruar t’i mbështes aktivisht kërkesat e tyre, brenda kornizës së legjislacionit shqiptar dhe vlerave e parimeve të BE-së. Sidoqoftë, mbaj me ta një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe efikas.
-Dihet tashmë se mbi 700 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi, një histori e gjatë që zë fill në vitin 1991. Keni qenë në sheshin Omonia, pika simbol që lidhet me emigrantët tanë? A mendoni se kjo përvojë mes Shqipërisë e Greqisë ka rezultuar pozitive për dy popujt dhe vendet, si dhe konkretisht për njerëzit e thjeshtë? 
Është e vërtetë se shumë shqiptarë jetojnë në Greqi si emigrantë ekonomikë. Shumica syresh janë integruar me sukses në shoqërinë greke, kanë bërë përpara dhe po kontribuojnë si në zhvillimin ekonomik të vendit tim, ashtu dhe të Shqipërisë. Duhet të mbajnë gjithmonë në mendje se këta njerëz, që u detyruan të emigrojnë për arsye financiare, padyshim mund të veprojnë si “urë miqësore” mes dy popujve. Në të kaluarën, edhe vendi im ka qenë një tokë emigrantësh dhe ka mbledhur mjaft përvojë në këtë çështje.
Është gjithashtu e vërtetë se emigrantët shqiptarë ndryshojnë nga të tjerët, për shkak të aftësisë së tyre të përshtatjes dhe zotësisë së tyre. Njëherësh, afërsitë tona kulturore dhe gjeografike ndikojnë për një shkrirje të tillë. Por thënë kjo, ende ekzistojnë disa probleme, sidomos këto ditë kur fluksi i emigrantëve të huaj në Greqi ka kaluar disa limite dhe nevojitet reagim i shpejtë. Sa për pyetjen tuaj, rastisi të kaloj së fundi në sheshin Omonia dhe nuk pashë ndonjë shqiptar, ju siguroj për këtë.
-Është përmendur kohë pas kohe ideja e një Federate Ballkanike. A shihni ndonjë perspektivë lidhur me këtë dhe nëse jo, çfarë lloj Ballkani përfytyroni? 
Një integrim europian me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit, përbën një vizion dhe prioritet për Greqinë. Kjo është një zgjedhje strategjike që është demonstruar qartë dhe pa ekuivoke përgjatë 20 viteve, si gjatë presidencës greke të BE-së, ashtu dhe nga propozimi ynë “Axhenda 2014”. Më lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se Greqia ishte në ballë të vendeve të BE-së për mbështetjen e liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Veç kësaj, ministri i Jashtëm Llambrinidis i ka dërguar së fundi një letër Komisionit Europian, bashkë me kolegët romunë
Së fundi, më lejoni të shpreh ndjesinë se shpesh, elementet pozitive të marrëdhënieve tona dypalëshe si dhe mbështetja që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë raste, nuk njihen ose kuptohen gjerësisht nga Shqipëria dhe shqiptarët.
-Në përfundim të mandatit, diplomatët largohen. Është pjesë e punës së tyre. Kur ju të përfundoni misionin, çfarë do t’u thoni të afërmve për Shqipërinë dhe shqiptarët? 
Tre vite pas mbërritjes sime në Shqipëri, jamë tërësisht i familjarizuar me Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Në fakt, kjo nuk ka qenë e vështirë, përderisa dy vendet tona janë kaq të ngjashme në shumë drejtime. Kur të vijë koha, do të largohem me kujtime të ngrohta dhe me ndjenjën se gjatë mandatit tim kam kontribuar në afrimin e dy vendeve. Padyshim Shqipëria është një vend mikpritës, ku gëlon dinamizmi. Njerëzit e saj janë punëtorë dhe me dëshirë të fortë për progres. Me gjithë zemër uroj që Shqipëria të fillojë kursin europian sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e vendit dhe popullit të saj./ Revista Klan

4 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Pa vlere. Ambasadori grek, Nikola, eshte mik dashes i shume himarioteve, vecanerisht te atyre qe bejne oponencen, ndoshta edhe omonisteve, por te jeni te bindur jo te himarioteve te verte, dhe as te Bollanos sepse baballaret e tyre, kane enderuar qe,TE MOS KISHTE KUFI ME PATRIDHEN GREQI, NDERSA ATHINA E SOTME, KERKON KUFI ME HIMAREN............ me shqiperine..... MEGALI PRODHOSIA....

Ανώνυμος είπε...

rotisetae to Niko Bollano ti travoi poten to limaniko to perni aftia styn Kerkira, gia logo "neras"

Ανώνυμος είπε...

Gnorizi apo Andrea Dhima o prezvis??? grapse alimono. Pane ta palikaria. Xtes polemisan oi Xeimariotes gia ena ELINIKO diavatirio, tora ti perimenounae??? na poulirthi oi Xeimarra??? ANEKSARTITI XEIMARRA.

Ανώνυμος είπε...

anonimos 30/11 12:07 kati theleis na peis gia pesto pio kathara, esto kai albanika na katalaboume..