Τετάρτη, 19 Οκτωβρίου 2011

Συνέντευξη Γκόρου στην εφημερίδα SHQIP


Γκόρος : ''Στην περιοχή μας η παράνομη δόμηση  ήταν και είναι ένα μόνιμο πρόβλημα, αλλά  κατά την παράδοση και την παραλαβή του δήμου  αυξήθηκε, κυρίως  σε ελαφριές κατασκευές πάνω στην άμμο. Είμαστε σε επαφή με την  Επιθεώρηση Κατασκευών  για την επαλήθευση και στη συνέχεια την παρέμβαση για τον καθαρισμό των παραλιων από τα κτίρια χωρίς άδεια.''




Goro: Regjistrimi i pronave në Himarë, proces normal
Kryebashkiaku i përgjigjet shqetësimit të shoqatave të pronarëve

Regjistrimi elektronik i pronave në bregdetin e Jugut ka ngjallur reagime në radhët e ish-pronarëve të grupuar në shoqata të ndryshme. Por, sipas Gjergji Goros, kryetarit të Bashkisë së Himarës, që ka nën administrim një pjesë të madhe të rivierës jugore, procesi i nisur nga kompania spanjolle është tërësisht transparent dhe po ecën normalisht.


Z.Goro, si po ecën regjistrimi i pronave që ka filluar nga kompania spanjolle e kontraktuar nga OSBE-ja?

Procesi i regjistrimit elektronik të pronave në Bashkinë Himarë po vazhdon normalisht. Tashmë ka përfunduar faza e parë e regjistrimit të shtëpive dhe trojeve. Janë afishuar hartat e çdo fshati dhe lagjeje, për të bërë konsultimin me qytetarët për çdo pronë të pretenduar prej tyre. Ndërkohë, po vazhdohet me mbledhjen e dokumentacionit nga përfaqësues të firmës dhe dixhitalizimin e tyre. Në të njëjtën kohë po bëhen përgatitjet për fillimin e fazës së dytë të regjistrimit të tokave bujqësore, kullotave dhe pyjeve.

Shoqata “Bregdeti” ka pasur ankesa dhe pretendon se kompania nuk po bën regjistrimin, por edhe planifikimin e zhvillimit të zonës, gjë që sipas tyre është e padrejtë. Çfarë mendoni për këtë ankesë të shoqatës?

Ne kemi pasur kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e ndryshme që kanë treguar interes për regjistrimin e pronave dhe ata e kanë të qartë që ky proces është një proces transparent, sepse lejon hedhjen e dokumentacionit elektronik të çdo pretenduesi të pronës si me arshivë, kadastër apo formular 6 të Ligjit 7501. Vendimin për regjistrimin e pronës në ZRPP e merr qeveria. Në të njëjtën kohë, Bashkia e Himarës po bënë studimin urbanistik me përparësi turizmin, duke ndjekur të gjitha procedurat e kontratës me firmën fituese të tenderit ndërkombëtar të zhvilluar nga kryetari i bashkisë së mëparshme. Të dyja këto projekte po ecin paralelisht dhe do të krijojnë mundësi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm të zonës sonë.

Si është situata e ndërtimeve në zonën e Himarës dhe më gjerë, a ka ndërtime pa leje dhe a do të merren masa nëse ka?

Në zonën tonë ndërtimet pa leje kanë qenë dhe janë një problem i vazhdueshëm, por që gjatë periudhës së dorëzimit dhe marrjes së detyrës pati një rritje të tyre, kryesisht objekte të lehta në rërë. Jemi në kontakt me Inspektoratin Ndërtimor për verifikimin dhe më pas ndërhyrjen për pastrimin e zonave të plazheve nga këto ndërtime pa leje.

Por regjistrimi i popullsisë dhe banesave si po ecën në Bashkinë e Himarës?

Procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave po ecën normalisht dhe i qetë. Grupet e anketuesve vazhdojnë punën në terren. Për çdo problem inspektorët kanë dhënë zgjidhjen përkatëse. Qytetarëve u është bërë thirrje të marrin pjesë gjerësisht në këtë proces dhe të deklarojnë pa frikë të dhënat e tyre sipas pyetësorit.

6 σχόλια:

Ανώνυμος είπε...

Ky eshte tipik shkrim i porositur si reagim i z. Goro, per shqetesimet lidhur me Regjistrimin e pronave. Shoqata Bregdeti, dhe gjithe shoqatat e tjera, do te dalin me nje komunikate ne ditet ne vijim. Nuk eshte e vertete qe keto shoqatash ish pronaresh (jane te gjithe pronare dhe bij nga Himara) po ndjekin me interesim zhvillimin e procesit kur ai eshte nderprere nga OSBE deri ne nje zgjidhje ligjore per pronen, kunder ligjit 7501.

Kryesia e Shoqatave Himariote

Ανώνυμος είπε...

orea tha itan na ksekinisi apo to folie marine

fling_thing είπε...

oxi MHN peiraksei kaneis to Folie Marine aman! gt ti tha kanei meta oli i neolaia tis ximaras pou pozarei perifani mprosta stis ksaplwstres tous! eiste za!

Ανώνυμος είπε...

folie marine pou deixnei kai sth photo..olokliri paralia tin ekane idiwtiki.
meta na paei sto Perivolo stoys Drymades,pou einai gemati paralia me magazia..p.x sto Lolipop kai kati alla.
meta na paei sto Havana..kai sta alla dipla sto Havana..

Alla oups..kanena apo ayta den tha peiraksoun,opws den ta peiraze kai o Bollanos

To folie egine me adeia epi Bollanou,to Havana exei adeia epi Bollano,kai o idios to thewrouse to kalytero se prodiagrafes magazi.To Lolipop exei kai ayto adeia epi Bollanou..
tha riksoun kati mikra kai meta isixia..

Ανώνυμος είπε...

Folie Marine tou Alban Xhillari. To Dimarxeio, estylae taxa taxa gia na tous klisy, kai afty tous eipane "eimaste me adia, as na andamothoumaste sto dikastirio Avlonas" kai toso eitane to polemo tou Jorgo Goro. Ala den mbori na kani tipota, epidy o Alban Xhillari einae NR, ENA tou Edi Rama. File Oi adia einae 18 dekevrio 2010, grameno sta bllokia tou Bollano kai tys Tana Dhimas.

Ανώνυμος είπε...

kai ta 3 magazia einai stolidi gia to xorio mas makari na ftiaxtoun kai alla tetoia hot barakia