Dhjetëra shtëpi në Bregdetin e Jugut, që i përkasin fshatrave Vuno, Ilias, Dhërmi i Vjetër, Himara e Vjetër dhe Qeparo i Vjetër, Luksht, Nivice dhe Piqeras do të restaurohen duke ruajtur origjinën, në kudër të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Ministria e Transportit, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka shpallur tenderin për projektet e restaurimit, proces i cili pritet të nisë këtë vit. Sipas Ministrisë së Transportit, fshatrat tradicionale të rajonit formojnë një shprehje unike të arkitekturës popullore amtare, të dallueshme nga siguria e tyre.
Në mënyrë, që të mbrohet dhe promovohet kjo trashëgimi e çmuar, fondet do të jenë në dispozicion për ”programin e Çative dhe Fasadave”, për të përmirësuar kushtet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore dhe për të siguruar që vlera e kësaj pasurie unike, është e njohur si një mjet për zhvillimin ekonomik. Objektivi i restaurimit është t’i kundërvihet shkatërrimit dhe/ose braktisjes së shtëpive tradicionale, në favor të strukturave të reja të panjohura. Në këtë kuadër, njësia e Koordinimit të Projektit (PCU) pranë ministrisë së Transportit kërkon shërbime konsulence, nga një kompani e kualifikuar me objektiv asistimin me hartimin e projekteve të konservimit për riparimin e çative dhe rigjallërimin e fasadave. Në mënyrë të veçantë, kompania konsulente do të hartojë planet arkitekturore për adaptimin sipas programit “Fjetje e Mëngjez), që nuk kërkojnë rehabilitime strukturore. Shërbimet që do të ofrohen nga Arkitektet do të konsistojnë në ekzaminimin e banesave, një vlerësim paraprak i kushteve strukturore të banesave dhe identifikimi i çështjeve strukturore. Më pas pronarët e shtëpive, që kanë përfunduar me sukses punimet, janë të pranueshëm për pjesëmarrje në nismën për programin “Fjetje e Mëngjes”. Shtëpitë e tilla, që nuk kanë qenë të nevojshme të përfshihen ne programin “Çatitë dhe Fasadat”, por që përputhen me kërkesat mundet, gjithashtu, të përfitojnë direkt nga nisma. Rinovimi i brendshëm nga do të përfshijë ndër të tjera instalimet në një banjo me dush dhe të gjitha rakorderitë përkatëse, vendosja e një rezervuari uji dhe një pompe, vendosja e paneleve diellore për ujë të ngrohtë. Gjithashtu përfshihet rinovimi vetëm i një dhome, për të shërbyer si një dhomë gjumi, duke përfshirë suvatimin, lyerjen, dyshemenë, parketin dhe derën e dhomës. Programi “Fjetje e Mëngjes” nuk përfshin,
Mobiljet, mallrat e shtëpisë, pajisjet e kuzhinës. Hartimi i projekteve të konservimit për çatitë, fasadat dhe planet arkitekturore për pjesëmarrësit për “Fjetje dhe Mëngjes” do të kryhen nga një kompani konsulente, që do të ketë specialistë, që janë të njohur me dhënien e shërbimeve të kërkuara në përputhje me materialet dhe teknikat tradicionale. Ministria e Transportit pret ofertat e kompanive konsulente për restaurimin e shtëpive deri më 3 mars.
MAPO

3 σχόλια:
Νομιζα οτι σε φημωσε η εξουσια
Η αλήθεια είναι πως η εξουσία και το σύστημα είναι άτρωτα.Υπάρχουν και άλλες μορφές αγώνα εκτος από το bloging...
zoterrinte e blogut, a e dine se ne Vlore, e shtenje proces penal per shkaterimet e nje fashti me origjine greke ne Jale, nga forcat e policise se Berishes, ne te cilen akuzohet edhe Banka Boterore? Prandaj o himariote, mos u blini per nje cope lajm, merni pronat secili te vetat, se po u a vjedh te gjitha shteti nga ky regjistrim dhe do te shkoni akoma me keq ne percerje me njeri tjetrin.
Δημοσίευση σχολίου